Zyra e Vuçiç për “CNN”: “Olsi Rama drejtonte dronin me flamur”. Pikëpyetje për vizitën e kryeministrit shqiptar në Serbi

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar në lidhje me incidentin në ndeshjen e Beogradit, duke konsideruar se provokimi i bërë synonte të prekte nderin e serbëve. “Ata donin që të shkelnin nderin tonë, por ne e shpëtuam atë. Ka një ndryshim të qartë mes nesh dhe një bande shqiptarësh zyrtarësh falsë në tribunën Vip”, ka thënë Vuçiç në një intervistë të cituar nga “Tanjug”. Më tej ai ka bërë me dije se ishte informuar tri orë para fillimit të ndeshjes se shqiptarët po përgatisnin një provokim dhe një incident serioz(http://tanjug.rs/novosti/149204/vucic--upozorio-sam-predstavnike-eu-da-se-priprema-incident.htm). Ndërkohë është sërish “Tanjug” që citon ministren tonë të Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila nga Budva, ku ndodhet për takimin e Kartës së Adriatikut, të jetë shprehur se incidenti i Beogradit, nuk do të ndikojë për vizitën e Edi Ramës më 22 tetor në kryeqytetin serb. Në fakt ngjan diçka e pasigurtë kjo, pas deklaratave të Vuçiç, i cili e cilëson tribunën ku ndodhej edhe kreu i FSHF-së si një bandë zyrtarësh falsë. Prakitkisht vizita është e pezulluar, ndonëse gjithçka është çështje vendimi politik. Më tej akoma, “CNN” përcjell një deklaratë të zyrës së kryeministrit serb, sipas të cilës përsëritet zyrtarisht akuza për Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Edi Rama, se ka drejtuar dronin me flamur. Vetë Vuçic, sipas “Tanjug”, ka nënvizuar se mes orës 18:00 dhe 18: 50, ai është informuar pesë herë nga “partnerët tanë” për mundësinë e provokimeve. Madje edhe lidhur me dronin, kryeministri serb ka nënvizuar se po hetohet, duke shtuar se ai drejtohej në të vërtetë nga një aparat celular.
http://edition.cnn.com/2014/10/15/sport/football/albania-prime-minister-brother/index.html?hpt=hp_t1
(Përditësuar)
s.z
Comments
A nuk e kuptoni qe e gjitha

A nuk e kuptoni qe e gjitha kjo, midis te tjerave, ishte per t'i dhene shkak Edvinit qe te mos shkoje ne Beograd. Edvini c'beri e tha qe do te shkoj ne Beograd, por pastaj u be pishman dhe qe te mos i ngelej kopili ne dere, sajoi nepermjet te vellait qe eshte po aq trap, incidentin ne fjale. Kjo i ben qejfin edhe te gjithe atyre qe per moto kane "oh, sa mire me qene shqiptar", por qe nuk jane ne gjendje te fshine as qurrat e tyre.

Ti o Annonim-i i mesiperm,

Ti o Annonim-i i mesiperm, mjaftohu me fshirjen e qurreve te tua por edhe fshirjen apo lepirjen e bytheve te ketyre "Evropianeve te civilizuar".

Ngjarja , rende dhe e pa precedente ne bote, tregoi "mbretin lakuriq", pra kush jane te qyteteruarit e kush barbaret.

Europa, qe te ka mesuar ty si te fshish qurret, (une dhe shqiptaret e tjere nuk kemi qurre ose se paku na e kane mesuar prinderit tane si ti fshijme), e quante veten te qyteteruar kur skllaveronte Afrikanet dhe i shiste si bageti, keta te fundit ishin barbaret. Nuk di ne se ndonje nga keto vende europiane, qe sot na mburen me ato pasuri te vena nga grabitja e ketyre vendeve e shitja e popujve te tyre si skllever te kete kerkuar falje publike per keto barbari.

Une dhe shume shqiptare te tjere si une, nuk e duam as fitoren e Kampionatit Europian, as atij boteror e as pranimin ne BE , ne se kjo kerkon te shkelim mbi dinjitetin tone kombetar.

O miku Anonim, e para, qe te

O miku Anonim, e para, qe te fshish qurrat jo vetem qe nuk ka ndonje te keqe, por te tregon te paster, keshtuqe une i fshi qurrat e mia qe c'ke me te. Problemi eshte me ca si ty qe duke kujtuar se nuk kane qurra nuk i fshine ato, prandaj thashe edhe pak me siper qe ca si puna jote nuk dini t'i fshini qurrat.

E dyta, ato punet me te puthur e lepire bythet, meqenese i permende vete, duket ua ke marre doren mire, vazhdo ta besh dhe me sukses.

E treta, une nuk fola as per te civilizuar e as per barbare. Keto i fute ti ne muhabet. Per mua sic ka serbe barbare, ka edhe shqiptare barbare dhe sic ka shqiptare te qyteteruar, ka edhe serbe te qyteteruar. Kush kriminalizon kombet eshte shume prane barbarise vetjake, dhe po ta perseris mos kujto se duke bertitur "o sa mire me qene shqiptar" tregon se nuk je barbar, mund te jesh barbar qe c'ke me te dhe madje me surrat te mbuluar me qurre.

Te lumte per kete

Te lumte per kete koment!

Europa, qe te ka mesuar ty si te fshish qurret, (une dhe shqiptaret e tjere nuk kemi qurre ose se paku na e kane mesuar prinderit tane si ti fshijme), e quante veten te qyteteruar kur skllaveronte Afrikanet dhe i shiste si bageti, keta te fundit ishin barbaret. Nuk di ne se ndonje nga keto vende europiane, qe sot na mburen me ato pasuri te vena nga grabitja e ketyre vendeve e shitja e popujve te tyre si skllever te kete kerkuar falje publike per keto barbari.

Add new comment