Justifikohet Daçiç: Serbia nuk mban asnjë përgjegjësi, shqiptarët na provokuan

Postuar në 15 Tetor, 2014 02:46

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç ka anashkaluar të gjitha provokimet që bënë 30 mijë tifozët serb në stadiumin “Partizani” të Beogradit, shashka, fishekzjarre në fushë, thirrjet masive në korr "vdekje shqiptarëve" dhe problematikën e ndeshjes ia faturon vetëm një flamuri shqiptar. Ndërkohë që në atë stadium dhe në një ndeshje ku luajnë dy skuadra, përveç flamujve të serbisë duhet të ishin të paktën dhe 1000 flamuj shqiptarë. “Kjo nuk ka ndodhur kurrë në asnjë ndeshje të futbollit dhe është e përgatitur paraprakisht. Për mua është çështje kryesore se si do të reagoi Bashkimi Evropian dhe UEFA, pasi që dikush nga Serbia ta shpaloste flamurin e ‘Serbisë së Madhe’ në Tiranë apo në Prishtinë, kjo do të ishte çështje e rendit të ditës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Në këtë incident po përmendet që këtë e ka bërë vëllai i kryeministri të Shqipërisë, i cili këtu do të duhej të ishte si mysafir. E gjithë kjo ka dimensione politike në këtë ngjarje dhe ky është provokim politik”, ka thënë Daçiç.

L.V

http://www.zeri.info/aktuale/2451/daciq-shqiptaret-na-provokuan-nuk-kemi-faj/

http://www.gazetaexpress.com/lajme/daciq-serbia-nuk-mban-asnje-pergjegjesi-50766/

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Ti ke shume te drejte, e gjitha kjo duket si provokim politik, por a nuk duket se ky provokim politik shkon me shume ne favorin tuaj se sa ne favorin e shqiptareve? Se me fal, cfare perfitojne shqiptaret nga ky provokim, a mos ua moren Luginen e Presheves, a mos e bashkuan Kosoven me Shqiperine, a mos i futen shqiptaret e Malit te Zi dhe Maqedonise brenda kufijve shteterore te Shqiperise? Asgje nga keto nuk fituan. Kurse juve ky provokim u jep te drejten per te pallur sa te mundni dhe te justifikoni e mbuloni gjithe turpet e kafsherite e tifozave serbe te pranishem ne stadium (dhe nuk eshte hera e pare qe stadiumet behen deshmitare te KAFSHERISE serbe, Gjenova ju kujton gje per kete?). Pra kush perfiton me shume nga incidenti? Pra rrjedhimisht kush ka mundesi te jete promotori i incidentit? Nqs ashtu sic po thuhet eshte ai imbecili Olsi Rama, atehere me te drejte mund te pyesim, sa e keni paguar Olsi Kristaq Ramen qe ta leshoje ate lodren? Pastaj gjithe ajo polici e ushtri, si i shpetoi droni me gjithe flamur?

Submitted by Anonim (not verified) on

Edhe Hitleri, per te pushtuar Polonine "u provokua" nga ushtria Polake.

Nuk me cudit aspak llogjika foshnjore e ketij bashkepunetori te Milishevicit. Ajo qe te cudit eshte hipokrizia deri ne bezdi e Europes, qe nuk i pergenjeshtron keto pseudo arresye per dhunen e pa pare ne asnje stadium te botes ku tifozet godasin lojtaret miq, dhe njekohesisht duke e mbeshtetur politiken fashiste serbe kur deklaron ne menyre te genjeshtert se shkaku i trazirave ishte droni me flamur. Per ironi te fati, droni me ate flamu,r apo me mire poster, eshte futur ne fushe kur ndeshja ishte e ndaluar prej disa castesh. Pra ndeshja ishte ndalur nga arbitri per shkelje te tjera qe e benin te pamundur vazhdimin e saj perpara se te hynte droni.

Apo per llogjiken "Europiane", qe gjithmone eshte treguar "dashamirese" me ne Shqiptaret,autoritet pa kurfare autoriteti serbe, e dinin se do shfaqesh droni, dhe e kishin filluar reagimin e tyre qe me pare ?

Mos u cuditni o shqiptare, edhe UCK-ja , deri para rambujese quhej "organizate terroriste".

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.