Partneritet publik-privat për sportin, krijohet shoqëria aksionere e rafting. Shteti shqiptar, aksioner përmes një reparti ushtarak

Postuar në 15 Tetor, 2014 13:03

Federata Shqiptare e Rafting e Ministria e Arsimit dhe Sportit bien dakord për krijimin e një shoqërie aksionare, me qëllim ndërtimin dhe administrimin e një qendre sportive për rafting. Shteti shqiptar do të zotërojë 26 për qind të aksioneve të shoqërisë ndërsa Federata Shqiptare e Rafting 74 për qind. Shteti shqiptar është bërë aksioner përmes dhënies së një reparti ushtarak në Bigaz të Skraparit, i cili do të shërbejë si qendër sportive pas rikonstruksionit.

“Kontributi i shtetit, përfaqësuar nga ministria përgjegjëse për sportin, të jetë vlera e pronës nr.1051, me emërtim “Reparti ushtarak nr.5013, nënrepart”, me vendndodhje në Bigaz, Skrapar, sipas rivlerësimit që do t’i bëhet kësaj prone para regjistrimit të shoqërisë pranë QKR-së. Emërtimi i shoqërisë të vendoset në aktin e themelimit me marrëveshje ndërmjet aksionarëve” thuhet në vendimin e qeverisë, ku përcaktohet gjithashtu se shoqëria aksionare do të jetë pa një afat të përcaktuar.

Vendimet e Këshillit të Ministrave: http://kryeministria.al/al/newsroom/vkm/vendime-te-miratuara-ne-mbledhjen-e-keshillit-te-ministrave-15-tetor-2014&page=1

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.