Klasa politike mbështet e gjitha ekipin kombëtar. “Incidentet e Beogradit, pasojë e huliganizmit serb”

Postuar në 15 Tetor, 2014 13:04

Klasa politike në Shqipëri është prononcuar e gjitha për ndeshjen e Beogradit. Kryeministri ka folur sot në “Zërin e Amerikës”, duke deklaruar se flamuri në incidente, është një alibi e serbëve për të fshehur urrejtjen e tyre. Ndërkohë Presidenti i Republikës ka pritur përfaqësues të ekipit kombëtar, me të cilët ka ndarë mendimet për ndeshjen e djeshme. “Lojtarët shqiptarë shkuan pa paragjykime si sportistë dhe profesionistë, por u ndeshën me fyerjen e simboleve tona kombëtare, me thirrje shoviniste dhe raciste, me dhunën e huliganëve dhe pjesëtarëve të stafit të sigurisë në stadium, situatë që e përballuan me dinjitet të lartë. Ata rrezikuan shumë në emër të dinjitetit dhe simbolikës që mbartin ngjyrat e flamurit kombëtar si shenjë e identitetit dhe integritetit shqiptar”, ka thënë Nishani. Kështu e gjithë klasa politike ka vlerësuar se incidentet në Beograd janë përgjegjësi e huliganizmit serb dhe paaftësisë së qeverisë serbe për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes.

s.z 

Comments

Submitted by AnonTr (not verified) on

<p>Cfare lesh mbeshtetje eshte kjo? Paguani avokate te mire evropiane se po kerkon te na denoje UEFA se pse nuk vazhduam te luajme ashtu te rrahur e te gjakosur nga tifozet serbe.</p>

Submitted by Lira (not verified) on

<p>Keni shume te drejte. &nbsp;Sot duhen avokate te forte - gje qe Serbia e ka mesuar shume mire me kohe - dhe jo lloqe Kavaje sic bejne keta tanet.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.