Arkiv-Lajme
Një dëshmitar ka treguar autorët e vrasjes së Santos. Policia ka heshtur. Sot në orën 19.00, dëshmia në News 24
“I njoh vrasësit e Artan Santos”. Kjo fjali e deklaruar nga një dëshmitar që ka dijeni mbi vrasjen e bujshme që ndodhi më 26 Qershor të këtij viti, në televizonin News24, po trondit autoritetet.
Francezi Tirole fiton Nobelin në ekonomi
Ekonomisti francez, Jean Tirole është fituesi i çmimit “Nobel” për Ekonominë, për punën e tij në fuqinë dhe rregullimin e tregut. Ai është francezi i dytë që fiton Nobelin për këtë vit. Tirole vlerësohet se është një nga ekonomistët me influentë të kohës.
Pasaportat e reja, Tahiri sqaron: Dokumentet e deritanishme do jenë të vlefshme
Konfuzioni i krijuar pas deklaratës së ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, se nga janari 2015 do dalin pasaporta dhe karta të reja biometrike, detyroi ministrin të sqarojë qytetarët. Sipas tij, të gjitha pasaportat dhe kartat e tanishme, janë dhe do të vazhdojnë të jenë të vlefshme. “Pasaporta dhe Letërnjoftim me elementë sigurie të shtuar që nga Janari 2015. Shërbime elektronike dhe garanci më shumë për levizjen e lirë dhe sigurinë e përbashkët. Për të shmangur dhe keqkuptimin, dokumentat aktuale janë e do jenë plotësisht të vlefshëm”, shkruan ministri.
Nëse është ligji kriminal, cila është përgjegjësia e Visho Ajazit?
Ish-ministri i Drejtësisë, Viktor Gumi, ka dalë sot te “Panorama” me një intervistë, përmes së cilës ka deklaruar arsyet e nxjerrjes së tij nga skena politike. Siç u mor vesh bëhet fjalë për mosaprovimin në Komisionin e Ligjeve të një neni në ligjin për përgjimet, që sipas Gumit cenonte privatësinë e qytetarëve. Si mund të lidhet kjo çështje me diskutimin aktual të përgjimeve nga SHISH? Ndoshta edhe lidhet, por në mënyrën si parashtrohet ajo, nuk duket gjëkund ndonjë përgjegjësi e Shërbimit Informativ.
Ngresi e Stavri, fati i dy propozimeve të Nishanit për Gjykatën e Lartë duket i shënuar
Kreu i shtetit ka dekretuar Sokol Ngresin dhe Elona Stavrin (Toro) që më 18 gusht për anëtarë në Gjykatën e Lartë, por Kuvendi ende nuk i ka përfshirë në procedurat parlamentare të Komisionit të Ligjeve dhe në votimin parlamentar. Gjasat janë që mazhoranca t’i rrëzojë dy dekretet, pasi edhe në rastin e dy kandidatëve të propozuar nga Presidenti nuk janë ndjekur procedurat e përcaktuara në ligj, siç janë konsultimi me kryetarët e grupeve parlamentare.
Gjenova rregullisht viktimë e përmbytjes. Banorët akuzojnë autoritetet se nuk kanë bërë asgjë
Edhe pse kryeministri Renzi deklaroi se shumë shpejt do të akordojë 2 miliardë euro për dëmet e shkaktuara, mjaftoi 150 milimetër shi për rreth një orë që Gjenova të zgjohet në gjendje tragjike. Gurët dhe pemët që ishin shkulur gjatë rrugës nga ujrat e dala nga përrenj e lumenj, shkaktuan dëme të mëdha. Viktima e parë është një 57-vjecar, kurse Flamur Djala, shqiptari që në vitin 2011 humbi fëmijët nga përmbytje të njëjta në Gjenova konsiderohet heroi i heshtur.
Evropa shton përpjekjet kundër ebolës. Çështja do të ketë përparësi në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së
Evropa ka shtuar përpjekjet e saj në luftë kundër ebolës. Kriza e virusit vdekjeprurës në Afrikë po e vë bashkësinë ndërkombëtare nën presion. Çështja pritet të ketë përparësi në takimin e ardhshëm të ministrave të jashtëm të BE-së. Ministri i Jashtëm gjerman Steinmeier pranon nënvleftësimin e epidemisë. "Ne të gjithë i nënvlerësuam pasojat katastrofike të ebolës," tha i ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier (SPD) gazetës "Bild am Sonntag". Tani po fillon "gara kundër saj". Megjithatë, ministri shprehu besimin se epidemia do të mposhtet.
AMA dhe RTSH pritet të zgjedhin drejtuesit e rinj
Nisin procedurat për zgjedhjen e kreut të ri të AMA-s. Komisioni parlamentar i Medias është mbledhur të hënën për nisjen e procedurave për zëvendësimin e kryetares së Autoritetit të Mediave Audiovizive Endira Bushati. Pas zgjedhjes të enjten nga Kuvendi të dy anëtarëve të rinj të këtij institucioni, të propozuar nga maxhoranca, Gledis Gjipali dhe Pirro Misha, tashmë i është hapur rruga çeljes së procedurave për emërimin e drejtuesit të ri të AMA-s.
Biznesmeni i “revoltuar”, një milion euro shpërblim për fitoren e kombëtares ndaj Serbisë
Besnik Benz është një biznesmen shqiptaro-zviceran që nuk e ka pritur mirë paralajmërimin se për ndeshjen Serbi-Shqipëri, policia serbe do të arrestojë çdo tifoz shqiptar. Benz, i inatosur nga lajmi se në tribunat e Beogradit s’mund të jetë prezente armata “Kuq e Zi”, respektivisht tifozët nga Kosova, ka ofruar shpërblimin në vlerë prej 1 milion euro për fitoren shqiptare ndaj kombëtares serbe.
“Grupi armiqësor” demokrat i juristëve. Viktor Gumi: Pse na ndëshkoi Berisha
Anëtarët e PD-së në komisionin e Ligjeve u ndëshkuan nga Berisha për një nen të ligjit të përgjimeve. Ish-deputeti demokrat Viktor Gumi zbardh “misterin” dhe thotë për gazetën "Panorama" se ata e rrëzuan këtë nen, pasi shumëfishohej me 29 herë mundësia e përgjimeve të qytetarëve. Gumi thotë se pas këtij veprimi të tyre, Berisha i përjashtoi nga kandidimi për zgjedhjet e 23 qershorit deputetët demokratë të Komisionit të Ligjeve. “Komisioni i Ligjeve evidentoi se në këtë ligj shumë sensitiv nuk ka rregulla loje dhe për sa kohë ato mungojnë, pashmangshmërisht abuzimi është evident.