Evropa shton përpjekjet kundër ebolës. Çështja do të ketë përparësi në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së

Postuar në 13 Tetor, 2014 06:17

Evropa ka shtuar përpjekjet e saj në luftë kundër ebolës. Kriza e virusit vdekjeprurës në Afrikë po e vë bashkësinë ndërkombëtare nën presion. Çështja pritet të ketë përparësi në takimin e ardhshëm të ministrave të jashtëm të BE-së. Ministri i Jashtëm gjerman Steinmeier pranon nënvleftësimin e epidemisë. "Ne të gjithë i nënvlerësuam pasojat katastrofike të ebolës," tha i ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier (SPD) gazetës "Bild am Sonntag". Tani po fillon "gara kundër saj". Megjithatë, ministri shprehu besimin se epidemia do të mposhtet. Gjermania dhe Evropa duhet të shtojnë përpjekjet e tyre në luftë kundër sëmundjes. Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetësisë ka identifikuar dy vaksina si "premtuese" dhe shpreson që rezultatet e para të testimit për to do të jenë në dispozicion në nëntor apo dhjetor.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.