Gjenova rregullisht viktimë e përmbytjes. Banorët akuzojnë autoritetet se nuk kanë bërë asgjë  

Postuar në 13 Tetor, 2014 06:34

Edhe pse kryeministri Renzi deklaroi se shumë shpejt do të akordojë 2 miliardë euro për dëmet e shkaktuara, mjaftoi 150 milimetër shi për rreth një orë që Gjenova të zgjohet në gjendje tragjike. Gurët dhe pemët që ishin shkulur gjatë rrugës nga ujrat e dala nga përrenj e lumenj, shkaktuan dëme të mëdha. Viktima e parë është një 57-vjecar, kurse Flamur Djala, shqiptari që në vitin 2011 humbi fëmijët nga përmbytje të njëjta në Gjenova konsiderohet heroi i heshtur. “Familja ime u sakrifikua për kot, në Genova nuk është bërë asgjë për të parandaluar përmbytjet ’ thotë ai për mediat italiane, ndërkohë që duhet thënë se kjo fatkeqësi nuk u paralajmërua as nga sinoptika. Banorët akuzojnë qeverinë se nuk ka bërë asnjë gjë për të ndaluar fenomenin e përmbytjeve që po përsëritet një herë në disa vjet me dëme të mëdha në njerëz e financa. Në përmbytjet e vitit 2011, pati 6 të vdekur, mes tyre dhe shqiptarë emigrantë.
Deri tani dëmi i llogaritur numërohet në 300 milionë euro.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.