Ngresi e Stavri, fati i dy propozimeve të Nishanit për Gjykatën e Lartë duket i shënuar

Kreu i shtetit ka dekretuar Sokol Ngresin dhe Elona Stavrin (Toro) që më 18 gusht për anëtarë në Gjykatën e Lartë, por Kuvendi ende nuk i ka përfshirë në procedurat parlamentare të Komisionit të Ligjeve dhe në votimin parlamentar. Gjasat janë që mazhoranca t’i rrëzojë dy dekretet, pasi edhe në rastin e dy kandidatëve të propozuar nga Presidenti nuk janë ndjekur procedurat e përcaktuara në ligj, siç janë konsultimi me kryetarët e grupeve parlamentare. Ky të paktën është pretendimi i shumicës, dhe dy propozimet do të kenë të njëjtin fat me tre dekretet e para të kreut të shtetit të rrëzuara nga Kuvendi: Në janar të këtij viti, mazhoranca rrëzoi dy dekretet e Nishanit për në Gjykatën e Lartë, Gjovalin Përnoca dhe Petrit Ceno dhe në korrik kandidaturën e Alaudin Malajt për në këtë gjykatë.
a.k
Add new comment