Një dëshmitar ka treguar autorët e vrasjes së Santos. Policia ka heshtur. Sot në orën 19.00, dëshmia në News 24

“I njoh vrasësit e Artan Santos”. Kjo fjali e deklaruar nga një dëshmitar që ka dijeni mbi vrasjen e bujshme që ndodhi më 26 Qershor të këtij viti, në televizonin News24, po trondit autoritetet.
“I njoh vrasësit e bankierit Artan Santo. Kam kallëzuar më 25 gusht emrat e autorëve tek drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi. Kallëzova emrat e autorëve të Artan Santos, tregova madje dhe targën e motorit të autorëve. Kam pritur reagimin e policisë ndaj autorëve, por pas heshtjes iu drejtova një prokurori në Tiranë. Më pas iu drejtova televizionit tuaj”. News24 ju drejtua më 3 tetor Drejtorit të Policisë Artan Didi, por nuk mori përgjigje, ndërsa sot kreu i Policisë së Shtetit u përgjigj me një sms, “Drejtohuni në Policinë e Tiranës”. Televizioni në fjalë deklaron se ka heshtur deri më sot për interes të hetimit, por në orën 19:00 përmes gazetarit Artur Çani do të thyejë heshtjen dhe do të japë disa fakte të reja rreth vrasjes së bankierit Artan Santo. Gjithashtu do të përcillet dëshmia e plotë të qytetarit.
a.k
Add new comment