Pasaportat e reja, Tahiri sqaron: Dokumentet e deritanishme do jenë të vlefshme

Postuar në 13 Tetor, 2014 08:35

Konfuzioni i krijuar pas deklaratës së ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, se nga janari 2015 do dalin pasaporta dhe karta të reja biometrike, detyroi ministrin të sqarojë qytetarët. Sipas tij, të gjitha pasaportat dhe kartat e tanishme, janë dhe do të vazhdojnë të jenë të vlefshme. “Pasaporta dhe Letërnjoftim me elementë sigurie të shtuar që nga Janari 2015. Shërbime elektronike dhe garanci më shumë për levizjen e lirë dhe sigurinë e përbashkët. Për të shmangur dhe keqkuptimin, dokumentat aktuale janë e do jenë plotësisht të vlefshëm”, shkruan ministri. “Në janar 2015, pasaportat e reja biometrike me të dy elementët biometrikë do të jenë në fuqi. Qytetarët shqiptarë, duke filluar nga janari i vitit tjetër, do kenë në dorë një ndër dokumentet më të sigurt, në Europë. Por kjo nuk do të thotë se duhen rinovuar pasaportat aktuale që janë të vlefshme, pasi qytetarëve iu janë marrë të dhënat (foto dhe gjurmë gishtash) kur kanë aplikuar për tu pajisur me pasaporta apo karta ID, ndërsa nga janari 2015 ato bëhen aktive në system”, ka shtuar Tahiri.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.