Arkiv-Lajme

Ilir Rusmali: Po, Berisha na bëri armiq se bllokuam ligjin e ri për përgjimet. Sot do ishte bërë nami

Postuar në 14 Tetor, 2014 03:24

Përgjimi me çdo kusht dhe mjet, ky “refleks natyral” i ish-kryeministrit Berisha, mesa duket ka viktimizuar juristët demokratë të komisionit të Ligjeve. Edhe Ilir Rusmaili ka pranuar për gazetën "Panorama" se ligji për përgjimet në 2012-n, ka armiqësuar Komisionin e Ligjeve me Sali Berishën. Ky i fundit nuk e pranoi dot faktin që deputetët demokratë të këtij komisioni e kthyen mbrapsht këtë ligj, e madje i kritikoi ata publikisht. Më pas, Berisha pjesën më të madhe të tyre nuk i kandidoi në zgjedhjet e 23 qershorit.

Studimi amerikan: Nga Shqipëria drejt Sirisë, 148 vetë brenda këtij viti

Postuar në 14 Tetor, 2014 03:07

Brenda këtij viti, nga vendi ynë i janë bashkuar militantëve islamikë 148 xhihadistë. Shumë prej këtyre luftëtarëve besohet se tashmë janë pjesë e ushtrisë së Shtetit Islamik. Të dhënat kanë dalë nga Shërbimi Sekret Amerikan, që vlerëson se rreth 15 mijë militantë nga 80 shtete besohet se kanë hyrë në Siri për të rrëzuar regjimin e Bashar al-Assad. Lajmin e bën të ditur prestigjiozja "The Washington Post", përmes një harte e cila tregon numrin e personave që kanë udhëtuar nga shteti i tyre drejt Sirisë brenda një viti.

HEC-i i Langaricës, ministri i Mjedisit: “Po bëjmë rivlerësimin mjedisor. Nëse ka edhe një provë te vetme shkencore për dëme, nuk do të lejohet”

Postuar në 13 Tetor, 2014 19:03

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka qenë sot i ftuar në emisionin “Njerëz në fokus” në “News24”, emision që drejtohet nga Ola Bruko. Koka ka folur për çështjen e ndjeshme të të ndërtimit të hidrocentralit të Langaricës, për të ciin banorë të zonës pretendojnë se dëmton mjedisin dhe çon në tharjen e llixhave të Bënjës. Koka ka theksuar se dokumentacioni për lejet e ndërtimit të HEC-it, nga pikëpamja ligjore ka rezultuar në rregull.

Në pritje të ndeshjes Serbi-Digitalb!

Postuar në 13 Tetor, 2014 16:08

Këto ditë vëmendja e opinionit sportiv, por edhe atij publik, është përqenduar në ndeshjen e kombëtares shqiptare të martën në Beograd. Fitorja me Portugalinë dhe barazimi me Danimarkën i ka shtuar shpresat për një rezultat pozitiv edhe me serbët, që e kanë marrë këtë ndeshje më seriozisht për shkak të konotacionit historik që ka një duel mes fqinjësh në ballkan e aq më tepër mes serbësh e shqiptarësh.

Mukja ndan akoma

Postuar në 13 Tetor, 2014 15:49

“Ti je biri i babait, por edhe unë jam biri i babait tim”. Ky ka qenë një moment pikant i diskutimit mes Pëllumb Xhufit dhe Uran Butkës, zhvilluar në emisionin “Shqip” të Rudina Xhungës. Tema ka qenë për Konferencën e Mukjes, e cila nisi për të bashkuar, por përfundoi me ndarje, madje edhe mes historianëve të sotshëm. Qendra e debatit ka qenë natyrisht pyetja se përse u prish Mukja dhe kush ndikoi në likujdimin e saj? Uran Butka dhe Nevila Nika kanë shprehur mendimin se ishin jugosllavët ata që diktuan prishjen e bashkimit, për shkak të aspiratës së saj për një Shqipëri etnike.

Ndeshja e nesërme e kombëtares, masa të jashtëzakonshme sigurie në Beograd

Postuar në 13 Tetor, 2014 15:45

U kanë bërë shumë përshtypje pjesëtarëve të delegacionit që shoqëron kombëtaren tonë të futbollit në Beograd, masat e rrepta të sigurisë që kanë ndërmarrë autoritetet serbe. Gazeta Express ka nxjerrë titullin “Ku janë djemtë e kombëtares, në Siri apo në Beograd”. Frika e policisë serbe se nuk mund të kontrollojë situatën në rast përplasjesh mes dy tifozerive, ka bërë që tifozët shqiptarë të mos lejohen të jenë të pranishëm në ndeshjen e nesërme.

a.k

Ambasadori gjerman: Shtimi i kërkesave për azil në BE mund të rikthejë vizat

Postuar në 13 Tetor, 2014 14:12

Duke folur nga qyteti i Shkodrës, ambasadori i Gjermanisë në Tiranë ka deklaruar se numri i lartë i azilkërkuesve shqiptarë në vendet e Bashkimit Evropian, është një risk që mund të detyrojë shtetet anëtare të kërkojnë rikthimin e regjimit të vizave nëse vijohet kështu.

Dëshmia e publikuar sot në “News24” për vrasjen e Artan Santos

Postuar në 13 Tetor, 2014 12:52

“News24” ka publikuar sot një dëshmi të një qytetari që pretendon se i njeh autorët e vrasjes së bankierit Artan Santo. Dëshmitari thotë edhe se ka informuar drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Artan Didi, mirëpo policia sipas tij nuk ka lëvizur nga vendi. Më poshtë dëshmia e plotë, ashtu siç është zbardhur në “Balkanwb”:

Çështja "Santo", reagimi i policisë ndaj "News24" lë të kuptohet për dizinformacion

Postuar në 13 Tetor, 2014 11:05

Një frazë aty nga fundi i deklaratës së Policisë së Shtetit pas lajmit të  News 24 për dëshmitarin e vrasësve të bankierit Artan Santo, është shumë interesante. Policia lë të kuptohet se organizatorët e vrasjes janë një grup kaq i fuqishëm sa mund të infilitrojnë dizinformacione “edhe nëpërmjet mediave”.

“Policia është e vetëdijshme që grupi kriminal që ka organizuar dhe kryer këtë vrasje të sofistikuar ka kapacitet e mjaftueshme për të hedhur në treg qoftë edhe nëpërmjet medias dizinformacione për të penguar zbulimin e të vërtetës”, thotë deklarata.

 

Greqi, zbulohet mozaiku mahnitës në Amfipoli. Pasqyron një karrocë me kuaj që mendohet se drejtohet nga mbreti Filip i Dytë i Maqedonisë

Postuar në 13 Tetor, 2014 10:32

Ministria greke e kulturës njoftoi sot se gjatë gërmimeve në Amfipolis u zbulua një mozaik që mbulon gjithë sipërfaqen e aneksit të dytë të varrit monumental

Mozaiku është ndërtuar me gurë të vegjël, me ngjyrë të bardhë, të zezë, gri, blu, të kuqe dhe të verdhë. Siç thuhet në njoftimin e ministrisë, “tema qendrore pasqyron një karrocë në lëvizje, që tërhiqet nga dy kuaj të bardhë dhe që drejtohet nga një burrë me mjekër, me kurorë dafine në kokë. Përpara karrocës gjendet perëndia Hermes, i veshur me tunike dhe me sandale me flatra”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme