Studimi amerikan: Nga Shqipëria drejt Sirisë, 148 vetë brenda këtij viti

Brenda këtij viti, nga vendi ynë i janë bashkuar militantëve islamikë 148 xhihadistë. Shumë prej këtyre luftëtarëve besohet se tashmë janë pjesë e ushtrisë së Shtetit Islamik. Të dhënat kanë dalë nga Shërbimi Sekret Amerikan, që vlerëson se rreth 15 mijë militantë nga 80 shtete besohet se kanë hyrë në Siri për të rrëzuar regjimin e Bashar al-Assad. Lajmin e bën të ditur prestigjiozja "The Washington Post", përmes një harte e cila tregon numrin e personave që kanë udhëtuar nga shteti i tyre drejt Sirisë brenda një viti. Zyrtarët perëndimore janë të shqetësuar për faktin se çfarë mund të bëjnë këta shtetas kur të kthehen në shtetet e tyre të lindjes. Shifrat e luftëtarëve xhihadistë nga Europa Perëndimore janë marrë nga Qendra Ndërkombëtare e Studimeve për Radikalizimin dhe dhunën politike, ndërsa shifrat e tjera janë nga "The Soufan Group" dhe flasin për një periudhë nga dhjetori i vitit 2013 deri në tetor 2014. Vendet që rezultojnë të kenë një numër më të vogël militantësh islamikë janë: Bangladeshi, Kili, Japonia, Malajzia dhe Singapori. Këto shtete nuk janë treguar në hartë.
a.k
Comments
148 jane pak.148 000 idiote
<p>148 jane pak.148 000 idiote te Allahit leri te ikin dhe kurre mos u kthefshin ne vendin e Gjergj Kastriotit.</p><p>Shqiperine duhet ta pastrojme nga mbeturinat osmane dhe kush ju beson perallave me 73 virgjereshat dhe sheriatit te tyne.</p>
Add new comment