Ambasadori gjerman: Shtimi i kërkesave për azil në BE mund të rikthejë vizat

Postuar në 13 Tetor, 2014 14:12

Duke folur nga qyteti i Shkodrës, ambasadori i Gjermanisë në Tiranë ka deklaruar se numri i lartë i azilkërkuesve shqiptarë në vendet e Bashkimit Evropian, është një risk që mund të detyrojë shtetet anëtare të kërkojnë rikthimin e regjimit të vizave nëse vijohet kështu.

“Numri i azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani ka patur një tendencë dramatike në rritje. Gjermania është një nga ato vende që ka në traditë për dhënien e azilit të gjithë atyre që e argumentojnë këtë kërkesë. Por të gjitha kërkesat verifikohen në mënyrë mjaft të kujdesshme në Gjermani, dhe nëse shikoni statistikat maksimumi 1%, 1 në 100 azilkërkues e marrin statusin e azilantit. Pra konkluzioni është i qartë këtu bëhët fjalë për një emigrim ekonomik. Ndaj ne shpresojmë shumë që kjo situatë të përmirsohet, pra ky numër të bjerë, sepse është plotësisht e qartë nëse kjo tendecë vazhdon të rritet përbën një rrezik për procesin e liberalizimit të vizave”, deklaroi ambasadori gjerman.

Në të njëjtën frymë, dy ditë më parë Këshilli shtetëror i Francës e renditi vendin tonë në listën e “vende të sigurta të origjinës”. Një masë që bllokon mundësinë e refugjatëve shqiptarë të marrin statusin e azilantit.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.