Arkiv-Lajme
Nga janari i vitit 2015 shqiptarët me kartat e reja elektronike të identitetit
Kartat e reja elektronike të identitetit, që do të jenë në duart e qytetarëve nga janari i vitit 2015, pritet të ofrojnë më shumë shërbime publike, duke thjeshtuar prezencën e autoriteteve. Këto karta pritet të jenë me reliev identifikues, shenjat e gishtërinjve, përfshirë dhe çipin e sigurisë. “Ne jemi duke punuar për një fazë të re të betejës së korrupsionit dhe ne besojmë se do e mundim korrupsionin si një sistem që çdo ditë thith gjakun e familjeve duke thithur gjakun në xhep duke u marrë gjakun”.
Bie skenari për zgjedhje të parakohshme në Greqi. Qeveria u kthen ushtarakëve 50% të pagave të shkurtuara
Qeveria e kryeministrit grek Antonis Samaras u votëbesua të premten pas mesnate në parlament pas një përplasje të fortë politike me opozitën e majtë të drejtuar nga Aleksis Cipras, e cila humbi një tjetër betejë në përpjekje për të kaluar vendin në zgjedhje të parakohshme. Votëbesimi u iniciua nga opozita pas publikimit të disa sondazheve që i jepnin asaj një avantazh të lehtë përballë konservatorëve të Demokracisë së Re.
Pro qeverisë votuan 155 deputetë të PASOK dhe Demokracisë së Re, ndërsa 131 deputetë të opozitës dhe të pavarur votuan kundër.
Klemend Kolaneci kundër transformimit të “Piramidës”: Po u ndërhy, kot të quhet “monument kulture”
Klemend Kolaneci, si projektuesi kryesor në ndërtimin e “Piramidës” i ka thënë “jo” projekt-idesë së arkitektëve kinezë për transformimin e saj. “Kjo është një gjë që nuk realizohet. Në qoftë se sillemi kështu me çdo monument kulture, unë nuk e kuptoj pse i quajmë monumente kulture? Duhet të dimë të ruajmë vlerat që i takojnë popullit dhe jo individëve të caktuar. Për mua është një konkurs që vlerat e konkursit dhe projektet që pashë ishin shumë naive”, u shpreh Kolaneci gjatë një interviste për “Ora News”.
Agjencia e vlerësimit “Standard & Poor’s” raport pozitiv për ekonominë shqiptare
“Standard & Poor’s”, një agjencia prestigjioze e vlerësimit me bazë në SHBA, shprehet së ekonomia e Shqipërisë kalon nga e qëndrueshme, në pozitive. Sipas saj nëse ekonomia shqiptare do të ketë zhvillim pozitiv të proceseve të konsolidimit fiskal gjatë 12 muaj të ardhshëm, parashikohen tregues pozitiv për vitin që vjen. Agjencia vlerëson planet ambicioze të qeverisë për reduktimin e deficitit dhe për reformimin e sistemit ligjor.
Jahjaga paralajmëron lidershipin politik të Kosovës për zgjedhje të parakohshme
“Tribuna” shkruan sot se presidentja Jahjaga, e ka ndryshuar diskursin gjatë takimeve me liderët e partive fituese në Kuvendin e Kosovës. Në takimet e mëhershme ajo ka kërkuar nga ta që me mirëkuptim të arrijnë një marrëveshje për zhbllokim të shtetit nga kriza institucionale, së fundi u ka kujtuar për herë të parë shkuarjen në zgjedhje të parakohshme. “Tribuna” thotë se këtë paralajmërim të sajin e ka bërë publik lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Ai ka thënë se Jahjaga në fakt ka ofruar dy opsione për të dalë nga kriza.
DASH, paralajmërim për kërcënime nga ISIS: “Mundësi në rritje për sulme hakmarrëse ndaj qytetarëve dhe interesave amerikane”
“Zëri i Amerikës” bën të ditur se Departamenti i Shtetit ka përditësuar “paralajmërimin në mbarë botën” për amerikanët jashtë vendit, duke thënë se “ka shqetësime rreth kërcënimeve të vazhdueshme për sulme terroriste, demonstrate dhe veprime të tjera të dhunshme kundër qytetarëve dhe interesave amerikane”. Sipas “Zërit të Amerikës” autoritetet besojnë se “ka një mundësi në rritje për sulme hakmarrëse” ndaj fushatës ajrore të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara kundër militantëve të Shtetit Islamik, veçanërisht në Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut, Evropë dhe Azi.
Banka Botërore: Ebola mund të "infektojë" ekonominë globale. Të krijohet një mekanizëm i ndërhyrjes së shpejtë
Banka Botërore jep alarmin se virusi Ebola mund të ndikojë negativisht në ekonominë botërore. Kreu i saj, Xhim Jong Kim duke folur në samitin vjetor të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar kërkoi që këtoi institucione, por edhe qeveritë e vendeve të fuqishme në bashkëpunim me Organizatëne Kombeve të Bashkuara të krijojnë një mekanizëm të ndihmës së shpejtë për të frenuar përhapjen e virusit Ebola.
Danimarka zbret në Elbasan, Olsen: Do luajmë sikur përballë të kishim Anglinë
Betejë "për jetë a vdekje" do jetë ajo e së shtunës mes kombëtares sonë të futbollit dhe përfaqësues daneze të drejtuar nga Morten Olsen. Ekipi danez kreu të premten pasdite stërvitjen e parë në Elbasan Arena, ndërsa tekniku Olsen në konferencën për shtyp tha se me Shqipërinë skuadra e tij do të luajë sikur të ishte përballë Anglisë.
Jamarbër Malltezi: Unë dhe Argita jemi firmëtarë të krijimit të PD-së. Do të vazhdojmë të kontribuojmë
Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Berisha, thotë në një intervistë për "News 24", se zgjedhja e tij në Këshillin Drejtues të Partisë Demokratike vjen pas një kontributi të gjatë që ai ka dhënë për këtë forcë politike. Malltezi shprehet se është i gatshëm të japë ekspertizën dhe kontributin e tij në çdo pozicion që mund ta kërkojë Partia Demokratike. Në këtë intervistë Malltezi nuk lë pa përmendur edhe kontributin që bashkëshortja e tij ka dhënë për këtë forcë politike, duke thënë se të dy janë studentë të lëvizjes së dhjetorit dhe firmëtarë të krijimit të Partisë Demokratike.
Ministri i jashtëm Serbisë, Daçiç, deklaron se "me Kosovën bisedojmë për çdo gjë veç pavarësisë"
Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar tw premten në Bruksel se Beogradi mund të bisedoj për çdo gjë me Prishtinën, për përmirësimin e jetës së popullatës serbe në Kosovë, por asgjë nuk mund ta ndryshoj qëndrimin e Serbisë për mospranimin e pavarësisë së Kosovës. “Tribuna” bwn tw titur se gjatë një fjalimi në Qendrën për politikë evropiane në Bruksel, Daçiç tha se Beogradi e “dëshiron normalizimin e raporteve, pavarësisht se kemi qëndrime të ndryshme për statusin e Kosovës”.