Jahjaga paralajmëron lidershipin politik të Kosovës për zgjedhje të parakohshme

Postuar në 11 Tetor, 2014 01:38

“Tribuna” shkruan sot se presidentja Jahjaga, e ka ndryshuar diskursin gjatë takimeve me liderët e partive fituese në Kuvendin e Kosovës. Në takimet e mëhershme ajo ka kërkuar nga ta që me mirëkuptim të arrijnë një marrëveshje për zhbllokim të shtetit nga kriza institucionale, së fundi u ka kujtuar për herë të parë shkuarjen në zgjedhje të parakohshme. “Tribuna”  thotë se këtë paralajmërim të sajin e ka bërë publik lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Ai ka thënë se Jahjaga në fakt ka ofruar dy opsione për të dalë nga kriza. Opsioni i parë del të ketë qenë marrëveshja mes liderëve të partive politike, përderisa si opsion i dytë del të jetë përmendur shkuarja në zgjedhje të reja.

L.V

 

http://www.gazetatribuna.com/?FaqeID=2&LajmID=85457

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.