Banka Botërore: Ebola mund të "infektojë" ekonominë globale. Të krijohet një mekanizëm i ndërhyrjes së shpejtë

Postuar në 10 Tetor, 2014 15:34

Banka Botërore jep alarmin se virusi Ebola mund të ndikojë negativisht në ekonominë botërore. Kreu i saj, Xhim Jong Kim duke folur në samitin vjetor të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar kërkoi që këtoi institucione, por edhe qeveritë e vendeve të fuqishme në bashkëpunim me Organizatëne  Kombeve të Bashkuara të krijojnë një mekanizëm të ndihmës së shpejtë për të frenuar përhapjen e virusit Ebola.

Sipas tij FMN dhe Banka Botërore janë krijuar për të ndihmuar vendet të tejkalojnë krizat ekonomike, por në të tilla kushte kur njerëzimi kërcënohet nga virusi vdekjeprurës atëherë ky qëllim nuk mund të përmbushet. Që prej shfaqjes së virusit, numri i të vdekurve në nivel global sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka arritur në mbi 4 mijë persona. 

Vendet më të prekura janë Guinea, Liberia dhe Sierra Leone, ndërsa kërcënohen seriozisht Nigeria Senegali, Nigeria, Spanja dhe Shtetet e Bashkuara. Ndërkaq OBSH thotë se në Republikën Demokratike të Kongos është shfaqur një tjetër formë e virusit të Ebolas që deri më tani ka krijuar 43 të vdekur.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.