DASH, paralajmërim për kërcënime nga ISIS: “Mundësi në rritje për sulme hakmarrëse ndaj qytetarëve dhe interesave amerikane”

“Zëri i Amerikës” bën të ditur se Departamenti i Shtetit ka përditësuar “paralajmërimin në mbarë botën” për amerikanët jashtë vendit, duke thënë se “ka shqetësime rreth kërcënimeve të vazhdueshme për sulme terroriste, demonstrate dhe veprime të tjera të dhunshme kundër qytetarëve dhe interesave amerikane”. Sipas “Zërit të Amerikës” autoritetet besojnë se “ka një mundësi në rritje për sulme hakmarrëse” ndaj fushatës ajrore të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara kundër militantëve të Shtetit Islamik, veçanërisht në Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut, Evropë dhe Azi. Departamenti paralajmëron gjithashtu se ekstremistët mund të zgjedhin objektiva të tilla, si evenimente sportive, hotele, klube, restorante, qendra tregtare dhe destinacione turistike ku ka numër të madh qytetarësh amerikanë, përfshi gjatë sezonit të festave. Duke bërë njëkohësisht dhe një kujtesë për sulme të mundshme terroriste në sistemet e transportit publik, si sistemet e metrove dhe avionët.
L.V
Add new comment