Agjencia e vlerësimit “Standard & Poor’s” raport pozitiv për ekonominë shqiptare

“Standard & Poor’s”, një agjencia prestigjioze e vlerësimit me bazë në SHBA, shprehet së ekonomia e Shqipërisë kalon nga e qëndrueshme, në pozitive. Sipas saj nëse ekonomia shqiptare do të ketë zhvillim pozitiv të proceseve të konsolidimit fiskal gjatë 12 muaj të ardhshëm, parashikohen tregues pozitiv për vitin që vjen. Agjencia vlerëson planet ambicioze të qeverisë për reduktimin e deficitit dhe për reformimin e sistemit ligjor. Sipas një raporti të publikuar në faqen zyrtare, - http://imarketreports.com/s-bb-ratings-affirmed.html - deri ne vitin 2017, vendi ynë do ta ketë ulur deficitin buxhetor në nivelin 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Mirëpo në dokument përmendet si problem që ende po rëndon klimën e biznesit, korrupsioni dhe kompensimi i ish-pronarëve. “Standard & Poor’s” vlerëson se këto po i mbajnë larg investuesit e huaj.
L.V
Add new comment