Klemend Kolaneci kundër transformimit të “Piramidës”: Po u ndërhy, kot të quhet “monument kulture”

Postuar në 11 Tetor, 2014 03:00

Klemend Kolaneci, si projektuesi kryesor në ndërtimin e “Piramidës” i ka thënë “jo” projekt-idesë së arkitektëve kinezë për transformimin e saj. “Kjo është një gjë që nuk realizohet. Në qoftë se sillemi kështu me çdo monument kulture, unë nuk e kuptoj pse i quajmë monumente kulture? Duhet të dimë të ruajmë vlerat që i takojnë popullit dhe jo individëve të caktuar. Për mua është një konkurs që vlerat e konkursit dhe projektet që pashë ishin shumë naive”, u shpreh Kolaneci gjatë një interviste për “Ora News”. Për Kolanecin, Piramida mbart historinë e popullit shqiptar dhe sipas tij Ministria e Kulturës këtë duhet të bëjë, tia kthejë atë jo vetëm njerëzve që punuan për ndërtimin e saj por të gjithë qytetarëve.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.