Arkiv-Lajme
Byroja Kombëtare e Hetimit do të shqyrtohet në Gjykatën Kushtetuese. PD-ja depozitoi sot kërkesën
Partia Demokratike ka depozituar një kërksë në Gjykatën Kushtetuese, përmes së cilës kërkon shpalljen si antikushtetuese të krijimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Kjo do të thotë se vetë ligji i ri “Për Policinë e Shtetit” duhet rishikuar, pasi kjo strukturë e re përfshihet pikërisht në të. Kërkesa është botuar nga “Panorama” dhe ajo është dorëzuar sot nga deputeti Arben Ristani. PDj-a cilëson se varësia e BKH-së nga ministri, e politizion hetimin dhe shkel ekskluzivitetin e prokurorisë në këtë drejtim. Kjo e fundit është edhe hallka kryesore e PD-së në këtë nismë.
s.z
Turqia refuzon hyrjen me trupa tokësore në Kobane. Ministri i Jashtëm: “Ndërhyrja jonë kundër ISIS, nuk është realiste”
Turqia është vënë së fundmi në një presion gjithnjë e në rritje që ka të bëjë me krizën siriane. Kapja e pjesës më të madhe të qytetit Kobane, në kufirin turko-sirian, ka provokuar ngritjen e gatishmërisë ushtarake nga ana e Ankarasë, e cila ka rreshtuar trupat, por uk ka ndërhyrë. Protestat e kurdëve në mbarë Turqinë, vetëm dje kanë shënuar 21 viktima dhe për më tepër, thuhet se ato po i rrisin peshën PKK-së, e cila konsiderohet një organizatë terroriste nga Ankaraja.
Maqedoni, kreu i komunës Strugë: “Parlament mme dy dhoma, ose do të krijojmë parlamentin tonë”
Ziadin Sela, drejtues i aaj që ndër shqiptarët e Maqedonisë njihet si Lëvizja për Reformim e PDSH-së, duket se ka ndërmend të propozojë reforma edhe në funksionimin e institucioneve në këtë vend. Kështu Sela ka hedhur idetë e veta për një parlament dydhomësh dhe krijimn e një federate. “Në këto 20 vjet, pas çdo procesi zgjedhor spektri politik shqiptar del më i përçarë se më parë. Do të dalim më të bashkuar se kurrë. Është mëse i nevojshëm ndryshimi dhe kordinimi i përbashkët i gjithë subjekteve politike.
PD-ja, edhe njëherë për shqetësimin për Xhaminë e Namazgjasë. "Po cenohet e drejta e pronës"
Partia Demokratike ka dalë sot me një qëndrim të ri për çështjen e xhamisë së Namazgjasë. Kryetari i Grupit Parlamentar të saj, Edi Paloka, ka deklaruar se me projektin e prezantuar nga kryeminstri, preket një familje në të drejtën e pronës së saj. “Qeveria po mashtron me Xhaminë e Namazgjasë dhe po i mohon të drejtën e të vërtetës qytetarëve. Po bëhet një krim me familjen Kruja, pasi po i mohon kësaj familje të drejtën e pronës”, tha Paloka.
s.z
Paul Krugman “Në mbrojtje të Obamës”: “Një nga presidentët më të suksesshëm të historisë amerikane”
Paul Krugman, nobelist në ekonomi, botonte dje në revistën “Rolling Stone” një opinion të gjatë, që në pamje të parë mund të quhej edhe një Apologji për Obamën, por që në formën e parashtruar është një analizë me konkluzione pozitive për presidencën e tij. “Në mbrojtje të Obamës”, e titullon opinionin Krugman, që dikur ka qenë një kritik i fortë i presidentit aktual. Analiza merr në vëmendje të gjitha temat e nxehta dhe nis me një konstatim për evolucionin e presidentit në vite.
Kryeministri inauguron me një gol me penallti “Elbasan Arena”
“Elbasan Arena” është inauguruar sot dhe në ceremoni ka marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama. Kryeministri ka deklaruar se punimet u kryen shumë shpejt dhe se së shpejti do të ndërtohet edhe pista olimpike. Rama ka bërë edhe një gjuajtje nga pika e penalltisë, duke shënuar kështu golin e parë.
s.z
Vdes në Dallas 42-vjeçari i infektuar nga Ebola. Në Spanjë katër persona janë të shtruar, ndërkohë që autoritetet po kërkojnë burimin
Shënohet rasti i parë i vdekjes nga Ebola në SHBA. Bëhet fjalë për Thomas Eric Duncan, 42-vjeçari i shtruar në spital në Dallas, pasi u zbulua se ishte infketuar në kohën që kishte qëndruar në Afrikë. Autoritetet në SHBa po mbajnë në vëzhgim të gjithë personat që besohen se kanë patur kontaket me Duncan, pasi siç ësytë e njohur Ebola jep simptoma 21 ditë pas infektimit. Nga ana tjetër vatrat janë shtuar dhe në Madrid janë katër persona të shtruar në spitalin Carlo III-La Paz, pikërisht për shkak të infektimit me virusin në fjalë.
Qeveria revokon vendimin për numrat IMEI të aparatëve celularëve
Qeveria shqiptare tërhiqet nga vendimi për krijimin e bazës së të dhënave dhe regjistrit të numrave IMEI të aparateve celulare. Vendimi është marrë me datën 1 tetor dhe tashmë është publikuar edhe në Fletoren Zyrtare, cka do të thotë se ka marrë edhe fuqi ligjore.
Vendimi për regjistrimin e numrave IMEI të aparateve celularë në muajin qershor të këtij viti shkaktoi debate të forta në publik, me argumentin se cënohej privatësia e qytetarëve. Pas këtyre debateve, në Fletoren Zyrtare është botuar edhe akti i revokimit të vendimit, që mban firmën e kryeministrit Edi Rama.
Drejtori i FBI-së, Comey, certifikatë mirënjohjeje tre oficerëve të policisë shqiptare
Washingtoni zyrtar ka treguar vëmendje dhe vlerësim për tre punonjës të policisë shqiptare “për kontributin e dhënë në vendosjen para drejtësisë të disa të kërkuarve nga autoritetet amerikane të drejtësisë”. Bëhet fjalë për Shefin e Sektorit për Narkotikët, Artan Shkëmbi, Shefin e Komisariatit për Kufirin e Migracionin Rinas, Ermal Milori dhe Shefin e Sektorit të Oficerëve të Kontaktit dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Pëllumb Seferi. Këtyre tëv treve u është dhënë një çertifikatë mirënjohjeje nga drejtori i Byrosë Federale të Hetimit, James Comey.
Dënohet “Banda” e spiunazhit në Maqedoni, akuzohen për shitje të sekreteve shtetërore
Gjykata e Shkupit ka dënuar 18 të arrestuarit për spiunazh, mes të cilëve dhe ish-drejtorin e zyrës së kryetarit të parlamentit maqedonas, Trajko Belanofski. Mediat shkruajnë se të arrestuarit akuzohen për shitje të sekreteve shtetërore autoriteteve në Serbi, Hungari dhe Greqi.
Me 15 vjet burgim u dënua ish-punonjësi i shërbimeve sekrete maqedonase , Marian Evremof, i cili konsiderohet edhe si koka e grupit të spiunazhit, ndërsa 9 vite heqje lirie u dhanë për ish-oficerin e policisë së Shkupit.