Drejtori i FBI-së, Comey, certifikatë mirënjohjeje tre oficerëve të policisë shqiptare

Postuar në 08 Tetor, 2014 09:59

Washingtoni zyrtar ka treguar vëmendje dhe vlerësim për tre punonjës të policisë shqiptare “për kontributin e dhënë në vendosjen para drejtësisë të disa të kërkuarve nga autoritetet amerikane të drejtësisë”. Bëhet fjalë për Shefin e Sektorit për Narkotikët, Artan Shkëmbi, Shefin e Komisariatit për Kufirin e Migracionin Rinas, Ermal Milori dhe Shefin e Sektorit të Oficerëve të Kontaktit dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Pëllumb Seferi. Këtyre tëv treve u është dhënë një çertifikatë mirënjohjeje nga drejtori i Byrosë Federale të Hetimit, James Comey. Në cermenoni kanë qenë të pranishëm zyrtarë të ambasadës, (por jo ambasadori Arvisu që mungoi edhe në Konferencën për gjyqësorin) si dhe zyrtarë të Ministrisë së Brendshme.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.