Paul Krugman “Në mbrojtje të Obamës”: “Një nga presidentët më të suksesshëm të historisë amerikane”

Paul Krugman, nobelist në ekonomi, botonte dje në revistën “Rolling Stone” një opinion të gjatë, që në pamje të parë mund të quhej edhe një Apologji për Obamën, por që në formën e parashtruar është një analizë me konkluzione pozitive për presidencën e tij. “Në mbrojtje të Obamës”, e titullon opinionin Krugman, që dikur ka qenë një kritik i fortë i presidentit aktual. Analiza merr në vëmendje të gjitha temat e nxehta dhe nis me një konstatim për evolucionin e presidentit në vite. Ai e quan naiv Presidentin, në nisjen e mandatit, sidomos me qasjen ndaj opozitarizmit të republikanëve, për të cilin Krugman mendon se iu deshën vite që të kundërvepronte me realizëm. “Pavarësisht nga opozita e hidhët, pavarësisht se erdhi afër shkatërrimit të vetëprovokuar, Obama është shfaqur si një nga presidentët më...të suksesshëm në historinë amerikane”, shkruan ai. Sipas tij është trashëgimia e reformave që ka lënë Obama, ajo që përcakton peshën e tij historike. Dhe këto janë: reforma në shëndetësi; “kur Obama të lërë zyrën do të ketë dhjetëra milionë amerikanë që kanë përfituar drejpërdrejt porej saj. Kjo reformë e ka bërë Amerikën një vend më të mirë”; reforma financiare; ekonomia –“ai mund të bënte më shumë dhe më mirë, por narrativa që portretizon politikat e tij thjesht si dështim është e gjitha e gabuar. Ai ka bërë më shumë për të zbutur pabarazinë, sesa nga sa i atrinbuohet”; mjedisi-këtu Krugman flet për një trashëgimi të tijën; siguria kombëtare- edhe pse shprehet se nuk është ekspert për të gjykuar, sërish, si qytetar i shqetësuar ai arrin deri në këtë pohim që niset nga e kundërta: “edhe sikur Obama të jetë vetëm një president i zakonshëm në çështjet e sigurisë kombëtare, ky është një përmirësim i jashtëzakonshëm me atë çfarë kishim më parë dhe se çfarë mund të kishim po të fitonte John McCain apo Mitt Romney”. Në fund është ndryshimi social si faktor vlerësues. “Barack Obama ka qenë më shumë një ndjekës sesa një lider në këto çështje. Por të paktën ai ka patur vullnetin që të ndjekë mendjet e hapura”. Në fund Krugman del me një vetëpërcaktim, që ndryshon shumë nga natyra krahasuese dhe disa herë relativizuese e vlerësimeve të veta për presidentin aktual amerikan. “...Nuk dua t’ia di për shkallën e konsensusit ndaj tij. Mua më intereson që ai...ka arritur shumë”. Shumica nga 600-700 komentet që pasojnë shkrimin e tij, në fakt duket se nuk e miratojnë edhe aq këtë opinion të nobelistit. Si në çdo rast do të jetë vetëm koha gjyqtarja e vërtetë.
http://www.rollingstone.com/politics/news/in-defense-of-obama-20141008?p...
s.z
Add new comment