Vdes në Dallas 42-vjeçari i infektuar nga Ebola. Në Spanjë katër persona janë të shtruar, ndërkohë që autoritetet po kërkojnë burimin

Postuar në 08 Tetor, 2014 11:38

Shënohet rasti i parë i vdekjes nga Ebola në SHBA. Bëhet fjalë për Thomas Eric Duncan, 42-vjeçari i shtruar në spital në Dallas, pasi u zbulua se ishte infketuar në kohën që kishte qëndruar në Afrikë. Autoritetet në SHBa po mbajnë në vëzhgim të gjithë personat që besohen se kanë patur kontaket me Duncan, pasi siç ësytë e njohur Ebola jep simptoma 21 ditë pas infektimit. Nga ana tjetër vatrat janë shtuar dhe në Madrid janë katër persona të shtruar në spitalin Carlo III-La Paz, pikërisht për shkak të infektimit me virusin në fjalë. Infermeierja e cila ishte personi i parë i infektuar në SpanjëTeresa Romeroka deklaruar se prekja nga virusi mund të  ketë ndodhur në momentin që ka hequr veshjen e biosigurisë. Autoritetet shëndetësore spanjolle po kërkojnë burimin e infektimit dhe ndonëse deklarojnë se rreziku i infektimit është i ulët, ai gjithsesi ekziston. Qeveria spanjolle pritet të japë sto sqarime në Komisionin Europian për këtë çështje që është shumë e ndjeshme.

http://www.ansa.it/sito/notizie/mondo/europa/2014/10/04/paura-ebola-in-s...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.