Turqia refuzon hyrjen me trupa tokësore në Kobane. Ministri i Jashtëm: “Ndërhyrja jonë kundër ISIS, nuk është realiste”

Turqia është vënë së fundmi në një presion gjithnjë e në rritje që ka të bëjë me krizën siriane. Kapja e pjesës më të madhe të qytetit Kobane, në kufirin turko-sirian, ka provokuar ngritjen e gatishmërisë ushtarake nga ana e Ankarasë, e cila ka rreshtuar trupat, por uk ka ndërhyrë. Protestat e kurdëve në mbarë Turqinë, vetëm dje kanë shënuar 21 viktima dhe për më tepër, thuhet se ato po i rrisin peshën PKK-së, e cila konsiderohet një organizatë terroriste nga Ankaraja. Mirpo edhe sot ministri i Jashtëm i Turiqsë, Mevlut Cavusoglu, ka nënvizuar se pritmëria që Turqia të ndërhyjë me një operacion tokësor në Siri, kundër ISIS, është jo realist. “Ne po zhvillojmë bisedime. Me t’u marrë vendimi, Turqia nuk do të tërhiqet nga roli i vet”, ka thënë Cavusoglu në një takim me kreun e NATO-së, Jens Stoltenberg dhe të dërguarin amerikan për këtë çështje.
s.z
Add new comment