Qeveria revokon vendimin për numrat IMEI të aparatëve celularëve

Postuar në 08 Tetor, 2014 11:27

Qeveria shqiptare tërhiqet nga vendimi për krijimin e bazës së të dhënave dhe regjistrit të numrave IMEI të aparateve celulare. Vendimi është marrë me datën 1 tetor dhe tashmë është publikuar edhe në Fletoren Zyrtare, cka do të thotë se ka marrë edhe fuqi ligjore.

Vendimi për regjistrimin e numrave IMEI të aparateve celularë në muajin qershor të këtij viti shkaktoi debate të forta në publik, me argumentin se cënohej privatësia e qytetarëve. Pas këtyre debateve, në Fletoren Zyrtare është botuar edhe akti i revokimit të vendimit, që mban firmën e kryeministrit Edi Rama. 

Vendimi i publikuar në Fletoren Zyrtare: http://www.legjislacioni.gov.al/sites/default/files/154-2014.pdf

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.