Dënohet “Banda” e spiunazhit në Maqedoni, akuzohen për shitje të sekreteve shtetërore

Postuar në 08 Tetor, 2014 09:33

Gjykata e Shkupit ka dënuar 18 të arrestuarit për spiunazh, mes të cilëve dhe ish-drejtorin e zyrës  së kryetarit të parlamentit maqedonas, Trajko Belanofski. Mediat shkruajnë se të arrestuarit akuzohen për shitje të sekreteve shtetërore autoriteteve në Serbi, Hungari dhe Greqi.

Me 15 vjet burgim u dënua ish-punonjësi i shërbimeve sekrete maqedonase , Marian Evremof, i cili konsiderohet edhe si koka e grupit të spiunazhit, ndërsa 9 vite heqje lirie u dhanë për ish-oficerin e policisë së Shkupit.

Sipas mediave vendase, personat e përfshirë më rrjetin e spiunazhit dekonspiroinin mënyrën e funskionimit të aparatit sekret të Maqedonisë kundrejt shumave të parave që përfitonin nga autoritetet në Beograd, Athinë dhe Budapest. Dyshimet janë se ata paguheshin nga 600 deri në 1 mijë e 200 euro për çdo informacion.

Ata akuzohen edhe për gjobëvënie ndaj bisnesmenëve të njohur dhe politikanëve në vend. Hetimet për këtë rrjet nisën 2 vjet më parë dhe u finalizuan pak muaj më parë.

Gjatë kontrollit që u bë në banesat e tyre policia thotë se gjeti dokumente të klasifikuara që përmbanin informacione sekrete shtetërore.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.