PD-ja, edhe njëherë për shqetësimin për Xhaminë e Namazgjasë. "Po cenohet e drejta e pronës"

Partia Demokratike ka dalë sot me një qëndrim të ri për çështjen e xhamisë së Namazgjasë. Kryetari i Grupit Parlamentar të saj, Edi Paloka, ka deklaruar se me projektin e prezantuar nga kryeminstri, preket një familje në të drejtën e pronës së saj. “Qeveria po mashtron me Xhaminë e Namazgjasë dhe po i mohon të drejtën e të vërtetës qytetarëve. Po bëhet një krim me familjen Kruja, pasi po i mohon kësaj familje të drejtën e pronës”, tha Paloka.
s.z
Comments
Shyqyr që s'paskan nxjerrë
<p>Shyqyr që s'paskan nxjerrë Shab Meminë për të denoncuar vjedhjen e pronës private! Dhe hajde të besojë njeri që PD-ja e ka seriozisht kur - thuhet se - ka kërkuar falje për gabibet e bëra gjatë qeverisjes. Jo për gjë, por ka gjuhë të liga që thonë se s'ishte gjë tjetër veçse shpëlarje goje me shpresë se koha do shërojë plagët, do lajë mëkatet e PD-së, do t'i shtojë zullumet e PS-së (dhe LSI-së), dhe mbi të gjitha do t'jua fshijë kujtesën shqiptarëve. Për ironi të fatit të shqiptarëve pikërisht kjo e fundit duket se do të ndodhë, pavarësisht se - ose më saktë pikërisht sepse PD-ja ia la atyre dobiçin (kupto çështjen e pazgjidhur të pronave, të të përndjekurve politikë, të borxhit tek biznesi, të politizimit të administratës etj. etj.) në derë.</p>
Add new comment