Arkiv-Lajme

Ngërçi politik në Kosovë pa zhvillime, Kurti hedh rromuze për Presidenten

Postuar në 07 Tetor, 2014 09:00

Negociatat për zgjidhjen e ngërçit politik në Kosovë kanë hyrë në një qark të mbyllur, saqë edhe lideri i VV’së Albin Kurti gjen kohën për të bërë batuta mbi Presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga. Kreu I shtetit e cila po organizon takime me përfaqësues të partive politike në vend ku po disktuohet kriza politike, dhe Kurti ka thënë se takimi i sotëm me Jahjagën ka qenë i njëjtë. “Takimi ishte i njëjtë pos që në këtë takim Presidentja nuk më pyeti se si e kam vajzën” ka thënë ai. “Ne si VV i shprehëm qëndrimet tona ashtu siç i kemi thënë edhe më parë.

Pasiguri për “lokomotivën” e ekonomisë europiane, Gjermania rrezikon recesionin

Postuar në 07 Tetor, 2014 07:36

Ekonomia gjermane po shfaq shenja reale të ngadalësimit, duke ndikuar edhe tek vendet e tjera europiane. Një raport i Ministrisë së Ekonomisë dëshmon se prodhimi industrial ra në nivelin më të ulët në 5 vitet e fundit.  Prodhimi industrial në muajin gusht ka pësuar, krahasuar me muajin paraardhës, një rënie në 4%. Analistët kishin parashikuar se rënia mund të ishte në masën 1.5 për qind.

“Il Sole 24 ore” raporton se investitorët janë të shqetësuar për ngadalësimin e ekonomisë më të madhe në Europë, që është cilësuar edhe si lokomotiva e rritjes gjatë periudhës së krizës.

Pretenca e prokurorisë, kryebashkiaku i Vlorës Gjika të dënohet me 4 vite burg

Postuar në 07 Tetor, 2014 07:07

Nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve, Prokuroria kërkoi dënimin me 4 vite burg për kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika. Prokurori i çështjes kërkoi gjithashtu që Shpëtim Gjikës t’i hiqet për 3 vjet e drejta për të kryer funksione publike.

Federica Mogherini: E ardhmja e Ballkanit është në BE. Shqipëria ka shans unikal për reforma

Postuar në 07 Tetor, 2014 06:40

Kreu i diplomacisë për politikën e Jashtme dhe Sigurisë në BE, Federica Mogherini ka theksuar se e ardhmja e Ballkanit është në BE. Agjensia Telegrafike Shqiptare bën të ditur se në një debat rreth tre orë, ministrja e Jashtme e Italisë, iu është përgjigjur pyetjeve të eurodeputetëve në seancën dëgjimore të Parlamentit Europian. Ajo theksoi se politika e zgjerimit është i vetmi garanci për transformim demokratik të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë.  “Ne po rrezikojmë t`i ndajmë problemet, në rast se nuk punojmë për integrimin e këtyre vendeve.

Berisha mbledh gazetarët: Rama është njeri i rrezikshëm për ligjet dhe Kushtetutën

Postuar në 07 Tetor, 2014 06:18

Berisha akuzon Ramën se po merr në mbrojtje gjyqtarët dhe prokurorët vrasës ndërkohë që në grupin PS ka vrasës të mirëfilltë. Gjatë një deklarate për mediat ish-kryeministri tha se kryeministrin në fuqi se ai është “një njeri i rrezikshëm për ligjet dhe Kushtetutën”. Duke iu referuar tryezës së reformës në drejtësi, të mbajtur dje Berisha tha se fjalimi i Ramës ishte skandaloz. “Në grupin parlamentar të PS-së ka vrasës të mirëfilltë. Është e vërtetë që ka gjykatës ripërdhunues pasi nuk kanë dhënë vendimin e duhur.

Takimi i FMN-BB: Ekonomia botërore po dobësohet. Vatrat e reja të krizës e rreziqet e reja i influencojnë negativisht tregjet financiare

Postuar në 07 Tetor, 2014 06:05

Në takimin vjetor të FMN-së dhe Bankës Botërore nuk ka arsye për entuziazëm: Ekonomia botërore po dobësohet dhe vatrat e reja të krizës e rreziqet e reja i influencojnë negativisht tregjet financiare. “Deutsche Welle” bën të ditur se në kuadër të takimin vjetor të FMN-së dhe Bankës Botërore, muza e pjesëmarrësve ishte e ngurtësuar. Arsyeja ka të bëjë me faktin, se përveç SHBA-së rritja ekonomike në mbarë botën është e zymtë dhe ajo mund të rrezikohet edhe më shumë nga kërcënimi prej epidemisë së Eoblës si dhe vatrat e shumta gjeopolitike të krizës përreth globit.

Bode bën përgjegjëse qeverinë për rënien e ekonomisë

Postuar në 07 Tetor, 2014 05:52

PD bën përgjegjëse qeverinë për rënien e ekonomisë gjatë 3-mujorit të dytë të këtij viti. Një ditë pas shifrave të Institutit të Statistikave, i cili raportoi për rënie me 0.61 % të rritjes ekonomike për tremujorin e dytë të vitit 2014, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ish ministri i Financave, deputet i PD-së, Ridvan Bode, deklaroi se të dhënat për treguesit ekonomik të 3-mujorit të dytë të këtij viti nuk kanë qënë të papritura dhe as të panjohura për qytetarët shqiptarë.

Fyle raporton për herë të fundit: Si do të ndryshojë paketa e zgjerimit të BE-së

Postuar në 07 Tetor, 2014 05:44

Komisioneri Stefan Fyle, ka shpjeguar ndryshimet që do të pësojë paketa e zgjerimit e BE-së për vitin 2014-2015. Teksa pritet publikimi i raport-progresit për të gjithë vendet që janë në proces integrimi, përfshirë edhe Shqipërinë, Komisioneri Fyle shprehu kënaqësinë e tij në lidhje me punën e bërë përgjatë këtyre 5 viteve, duke specifikuar se ky do të jetë progres –raporti i fundit që publikohet nga zyra e tij. Elementi që do t’i shtohet paketës lidhet me reformën administrative dhe pushtetin e institucioneve demokratike.

Studimi i INSTAT/ Ish-refugjatët rikthehen në atdhe. I largohen vendlindjes dhe mësyjnë Tiranën

Postuar në 07 Tetor, 2014 05:31

Ish refugjatët e djeshëm po kthehen në shtëpi. Sipas Institutit të Statistikave, rezulton se në 5 vitet e fundit janë rikthyer në Shqipëri 133.544 emigrantë, prej të cilëve, 74% meshkuj. INSTAT dhe Misioni i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin në Shqipëri prezantuan studimin “Migracioni i kthimit dhe ri-integrimi në Shqipëri, 2013”, ku në fokus ishte emigracionin dhe riintegrimin e emigratëvë të rikthyer në vitet 2009-2013. Sipas anketimit të kryer për studimin, Greqia zë vendin e parë për numrin e emigrantëve, por dhe rikthimin e një pjese të madhe të tyre, e pasuar nga Italia.

“Cila është vlera e një teksti “objektiv” të historisë në mes të korrupsionit dhe gënjeshtrave të përditshme?”

Postuar në 07 Tetor, 2014 04:56

Elidor Mëhilli shkruan sot një opinion të gazeta “Shqip”. Mëhilli është një historian i ri i arsimuar jashtë Shqipërisë. Mëhilli e ka përqendruar shkrimin e vet te diskutimi mbi tekstet e historisë që së fundmi do të hartohen nga një komision i posaçëm. Në thelb ai nuk merret aq me praktikën shqiptare në këtë drejtim, por sidomos me mbështetjen e punës për rishikimin e teksteve të histoisë në një parim që bie ndesh me historinë si të tillë.Ja çfarë thotë ai: “...Shumë syresh i kanë gati recetat për tekstet e historisë: Kombet e Bashkuara, Këshilli i Europës, organizatat jofitimprurëse.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme