Studimi i INSTAT/ Ish-refugjatët rikthehen në atdhe. I largohen vendlindjes dhe mësyjnë Tiranën

Ish refugjatët e djeshëm po kthehen në shtëpi. Sipas Institutit të Statistikave, rezulton se në 5 vitet e fundit janë rikthyer në Shqipëri 133.544 emigrantë, prej të cilëve, 74% meshkuj. INSTAT dhe Misioni i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin në Shqipëri prezantuan studimin “Migracioni i kthimit dhe ri-integrimi në Shqipëri, 2013”, ku në fokus ishte emigracionin dhe riintegrimin e emigratëvë të rikthyer në vitet 2009-2013. Sipas anketimit të kryer për studimin, Greqia zë vendin e parë për numrin e emigrantëve, por dhe rikthimin e një pjese të madhe të tyre, e pasuar nga Italia. Nga Greqia emigrantët e rikthyer përbëjnë 70.8% të totalit dhe 23.7% nga Italia. Studimi ka dalë në përfundimin gjithashtu se emigrantët e rikthyer në pjesën më të madhe u vendosën në Tiranë dhe jo në vendlindjen e origjinës së tyre.
L.V
Add new comment