Pasiguri për “lokomotivën” e ekonomisë europiane, Gjermania rrezikon recesionin

Ekonomia gjermane po shfaq shenja reale të ngadalësimit, duke ndikuar edhe tek vendet e tjera europiane. Një raport i Ministrisë së Ekonomisë dëshmon se prodhimi industrial ra në nivelin më të ulët në 5 vitet e fundit. Prodhimi industrial në muajin gusht ka pësuar, krahasuar me muajin paraardhës, një rënie në 4%. Analistët kishin parashikuar se rënia mund të ishte në masën 1.5 për qind.
“Il Sole 24 ore” raporton se investitorët janë të shqetësuar për ngadalësimin e ekonomisë më të madhe në Europë, që është cilësuar edhe si lokomotiva e rritjes gjatë periudhës së krizës.
Artikulli i plotë në italisht: http://www.ilsole24ore.com/art/notizie/2014-10-07/germania-giu-anche-produzione-industriale-ad-agosto-4percento-085424.shtml?uuid=ABT25l0B
n.k
Add new comment