Takimi i FMN-BB: Ekonomia botërore po dobësohet. Vatrat e reja të krizës e rreziqet e reja i influencojnë negativisht tregjet financiare

Në takimin vjetor të FMN-së dhe Bankës Botërore nuk ka arsye për entuziazëm: Ekonomia botërore po dobësohet dhe vatrat e reja të krizës e rreziqet e reja i influencojnë negativisht tregjet financiare. “Deutsche Welle” bën të ditur se në kuadër të takimin vjetor të FMN-së dhe Bankës Botërore, muza e pjesëmarrësve ishte e ngurtësuar. Arsyeja ka të bëjë me faktin, se përveç SHBA-së rritja ekonomike në mbarë botën është e zymtë dhe ajo mund të rrezikohet edhe më shumë nga kërcënimi prej epidemisë së Eoblës si dhe vatrat e shumta gjeopolitike të krizës përreth globit. “Ekonomia botërore ende vazhdon të jetë shumë e dobët dhe shumë vende po vazhdojnë të vuajnë pasojat e vonshme të krizës financiare”, thotë shefja e FMN-së Christine Lagarde. Kjo duket në nivelin e lartë të borxheve publike dhe atyre private në shumë vende si dhe në kuotën e lartë të papunësisë. "Përveç kësaj ne shohim edhe një re tjetra të zeza në horizont", tha ajo të enjten e kaluar (03.10)në një fjalim parimor para studentëve të Universitetit Georgetoën në Uashington. Konfliktet në Ukrainë, në Lindjen e Mesme dhe në Azi mund të shkaktojnë luhatje në tregjet financiare me efekt të jashtëzakonshëm ndaj çmimeve të lëndëve të para, sipas Lagarde. E rëndësishme është gjithashtu që përhapja e virusit të Ebolës të vlerësohet me seriozitet dhe jo vetëm të flitet rreth saj. Vendeve në ekspansion ekonomik dhe atyre në zhvillim pak para takimit vjetor në Uashington Lagarde u bëri komplimente të mëdha: Këto vende gjatë krizës kanë mbajtur një pjesë të madhe të barrës - dhe qysh nga viti 2008 kanë gjeneruar rreth një të pestën e rritjes globale ekonomike.
L.V
Add new comment