Federica Mogherini: E ardhmja e Ballkanit është në BE. Shqipëria ka shans unikal për reforma

Postuar në 07 Tetor, 2014 06:40

Kreu i diplomacisë për politikën e Jashtme dhe Sigurisë në BE, Federica Mogherini ka theksuar se e ardhmja e Ballkanit është në BE. Agjensia Telegrafike Shqiptare bën të ditur se në një debat rreth tre orë, ministrja e Jashtme e Italisë, iu është përgjigjur pyetjeve të eurodeputetëve në seancën dëgjimore të Parlamentit Europian. Ajo theksoi se politika e zgjerimit është i vetmi garanci për transformim demokratik të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë.  “Ne po rrezikojmë t`i ndajmë problemet, në rast se nuk punojmë për integrimin e këtyre vendeve. Prioritet numër një është Bosnjë- Hercegovina, që pas zgjedhjeve të sigurohet rritje ekonomike dhe të implementohet një proces për të nxjerrë këtë vend nga kriza. Negociatat midis Serbisë dhe Kosovës po zhvillohen pozitivisht në planin teknik, por duhet edhe në planin politik. Shqipëria ka shans unikal për reforma, ndërsa Mali i Zi është në krye të listës në raport me përparimin për në BE. Në raport me Maqedoninë dhe kontestin e emrit, besoj se duhet të gjendet vullnet politik për zgjidhje”, theksoi shefja e re për politikë të Jashtme dhe Siguri në BE ”, theksoi Mogherini

L.V

 

http://www.ata.gov.al/mogherini-shqiperia-shans-unikal-per-reformat-179697.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.