Ngërçi politik në Kosovë pa zhvillime, Kurti hedh rromuze për Presidenten

Postuar në 07 Tetor, 2014 09:00

Negociatat për zgjidhjen e ngërçit politik në Kosovë kanë hyrë në një qark të mbyllur, saqë edhe lideri i VV’së Albin Kurti gjen kohën për të bërë batuta mbi Presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga. Kreu I shtetit e cila po organizon takime me përfaqësues të partive politike në vend ku po disktuohet kriza politike, dhe Kurti ka thënë se takimi i sotëm me Jahjagën ka qenë i njëjtë. “Takimi ishte i njëjtë pos që në këtë takim Presidentja nuk më pyeti se si e kam vajzën” ka thënë ai. “Ne si VV i shprehëm qëndrimet tona ashtu siç i kemi thënë edhe më parë. Ne duam që republikën e cila është bërë republikë e pakicës ta bëjmë republikë të shumicës. Nuk ka mundësi që ta shpëtojmë edhe Hashim Thaçin e Kadri Veselin në njërën anë, edhe republikën në anën tjetër. Duhet të marrim qëndrim serioz se cilën do ta shpëtojmë. Në këtë proces të krijimit të institucioneve Gjykata Kushtetuese po na pengon ndërsa Presidentja nuk po na ndihmon”, ka thënë Kurti.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.