Fyle raporton për herë të fundit: Si do të ndryshojë paketa e zgjerimit të BE-së

Komisioneri Stefan Fyle, ka shpjeguar ndryshimet që do të pësojë paketa e zgjerimit e BE-së për vitin 2014-2015. Teksa pritet publikimi i raport-progresit për të gjithë vendet që janë në proces integrimi, përfshirë edhe Shqipërinë, Komisioneri Fyle shprehu kënaqësinë e tij në lidhje me punën e bërë përgjatë këtyre 5 viteve, duke specifikuar se ky do të jetë progres –raporti i fundit që publikohet nga zyra e tij. Elementi që do t’i shtohet paketës lidhet me reformën administrative dhe pushtetin e institucioneve demokratike. Strategjia e paketës bazohet në tre shtyllat kryesore, zgjerimi, vendet anëtare si edhe vendet që synojnë aderimin.
L.V
Add new comment