“Cila është vlera e një teksti “objektiv” të historisë në mes të korrupsionit dhe gënjeshtrave të përditshme?”

Elidor Mëhilli shkruan sot një opinion të gazeta “Shqip”. Mëhilli është një historian i ri i arsimuar jashtë Shqipërisë. Mëhilli e ka përqendruar shkrimin e vet te diskutimi mbi tekstet e historisë që së fundmi do të hartohen nga një komision i posaçëm. Në thelb ai nuk merret aq me praktikën shqiptare në këtë drejtim, por sidomos me mbështetjen e punës për rishikimin e teksteve të histoisë në një parim që bie ndesh me historinë si të tillë.Ja çfarë thotë ai: “...Shumë syresh i kanë gati recetat për tekstet e historisë: Kombet e Bashkuara, Këshilli i Europës, organizatat jofitimprurëse. Madje, ca kohë më parë, në Bashkimin Europian pati edhe një lëvizje për të prodhuar një tekst shkollor të njehsuar të historisë së gjithë kontinentit. Çfarë mund të thoshte një histori e tillë? Sipas “ekspertëve”, do të duhej të pasqyronte mirëkuptimin midis popujve, “ndërgjegjen europiane”, zhdukjen e paragjykimeve, multikulturalizmin si vlerë, dhe luftën ndaj përdorimit të historisë për qëllime politike. Që nga Ukraina deri në Ballkan, ministritë e Arsimit udhëzohen të nxjerrin në pah “tolerancën” dhe “mirëkuptimin” midis etnive. Po çfarë është historia e Europës moderne nëse nuk është histori e paragjykimeve, dhunës, keqkuptimit dhe përdorimit të historisë për motive politike? Prandaj tingëllojnë të dyshimta përbetimet për “shkencë” e “objektivitet” dhe “fakte” në ambientin shqiptar. Jo se nuk ka fakte për të vënë në pah. Jo se historianët e mirë në Shqipëri mungojnë. Jo se nxënësit nuk duhen mësuar të reflektojnë mbi subjektiven. Por, sepse historia, si disiplinë, bazohet mbi kundërshtinë, po aq sa mbi konsensusin. Mirëpo kundërshtia publike në Shqipëri lëvrohet e përjetohet si armiqësi e përbetuar”, shkruan Mëhilli. Kjo vlen sidomos për historinë tonë politike, por edhe në historinë me fqinjët. Të paktën në disa momente. Më tej një pyetje që vë në diskutim edhe iluzionin e një teksti objektiv. “Çfarë vlere ka një tekst “objektiv” i historisë që pluskon në një det korrupsioni e gënjeshtrash të përditshme?, pyet Mëhilli, i cili e shesh kështu historinë e shkollës pjesë në edukimin e përgjithshëm të shoqërisë, por jo edukatorin e tij.
http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/10/07/histori-komande/
s.z
Add new comment