Arkiv-Lajme

DOSSIER/ Vidi, rrëzimi i pushtetit të princit gjerman me kurorën e Skënderbeut

Postuar në 08 Tetor, 2014 01:53

Teksa “Mizurata”, kjo fregatë elegante e flotës italiane largohej me shpejtësi nga bregu shqiptar i Durrësit, një ushtarak shtatlartë, me mustaqe e uniformë të bardhë parade, që mbante mbiemrin e një dere të famshme prusiane, shihte se si po linte pas mbretërinë e tij të vogël. Pallati shtetëror me arkitekturë otomane, gati nuk shquhej më, por jeta në korridoret dhe 35 dhomat e tij të restauruara, e stiluar sipas modelit gjerman do të mbesnin të pashlyera në kujtesë. Nuk ishte më mbret edhe pse asnjë akt zyrtar nuk e shfuqizonte.

Ish-drejtori i CIA-s, Leon Panetta: “Obama dëmtoi kredibilitetin e SHBA. Duhet të vepronte pasi përcaktoi “vijën e kuqe” për Assadin

Postuar në 07 Tetor, 2014 18:01

Ish-drejtori i CIA-s, Leon Panetta ka kritikuar presidentin amerikan Barack Obama për qëndrimin e mbajtur në krizën siriane. Sipas Panettës, përcaktimi i një vije të kuqe për Bashar Al-Assdin, në rast se ky do të përdorte armë kimike ndaj civilëve, ishte gjëja e duhur për t’u bërë. “Por sapo Obama e bëri këtë, mendoj se kredibiliteti i SHBA-së u vu në lojë.

Debat për skandalin e Sarandës, kryeredaktori i gazetës “Shekulli”: “Cane ka patur marrëdhënie të mëhershme me viktimën”

Postuar në 07 Tetor, 2014 16:18

Skandali i Agron Canes në Sarandë, personi që u filmua nga “News24” duke kërkuar favore seksuale me një të mitur, përmes së ëmës së vet, është rikthyer sot si temë diskutimi në “Opinion”. Ka patur disa të ftuar, psikologë, deputetja Doda, gazetari Erion Kristo si dhe kryeredaktori i gazetës “Shekulli, Arben Rrozhani. Ky i fundit ka deklaruar se e vërteta e ngjarjes është se ajo është e motivuar politikisht dhe për këtë ka vënë gishtin drejt “News24”, që sipas tij “njoftonte me titra ngjarjen dhe në foto kishte deputetin e Sarandës, Koço Kokëdhima”.

Turqi, kurdët ngrihen në protesta kundër qeverisë. Nuk bëri asgjë për të shpëtuar qytetin Koban në Siri

Postuar në 07 Tetor, 2014 15:12

Dështimi i qeverisë turke për të mbështetur banorët dhe qytetin kufitar Koban që po sulmohet nga militantët e Shtetit Islamik, ka shkaktuar valë protestash nga kurdët në Turqi. Policia, ka përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji ndaj protestuesve, pasi që trazirat janë përhapur në të paktën gjashtë qytete, përfshirë Stambollin, Diyarbakir, Ankara, Mersin dhe Adana. Mediat vendase bëjnë me dije se një protestues ka humbur jetën gjatë protestës. Protestat e tyre vijnë pasi dhuna në Koban është shtuar.

Frazat raciste, UEFA dënon me gjashtë muaj përjashtim kreun e federatës italiane Tavecchio

Postuar në 07 Tetor, 2014 14:23

Që nga muaji korrik e këtej, presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Carlos Tavecchio, është përpjekur të sqarojë kontekstin e disa deklaratave raciste dhe t’u “hedhë ujë” zjarreve të protestës ndaj frazave të papërshtatshme. Por organizimi më i Lartë i Futbollit Europian, UEFA e ka pezulluar për 6 muaj Tavecchion, e zgjedhur pas ndryshimeve radikale në majën e  futbollit italian me dështimin në Botërorin e Brazilit. Kështu Presidenti i ri nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në komisionet e UEFA-s dhe në Kongresin që do të zhvillohet në Mars të 2015.

FMN: Rritja e ekonomike shqiptare, 2.1%. Por “për faj të eurozonës” ulet parashikimi për ekonominë globale

Postuar në 07 Tetor, 2014 12:48

Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka mbajtur të pandryshuar parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2.1%, që mbetet nën mesataren e Europës në zhvillim, e cila pritet të rritet me 2.7%, më lart se në publikimin e prillit, për shkak të perspektivës positive të Hungarisë e Polonisë. Sipas raportit të publikuar sot, në 2015-n rritja për Shqipërinë pritet të përshpejtohet në 3.3% dhe në 2016-n do të gjallërohet në 4.7% në 2017-n.

Miell apo krunde nga Kosova? Një betejë tregtare, letra e hapur e Baton Haxhiut dhe reagimi i deputetit Braçe

Postuar në 07 Tetor, 2014 11:58

Një betejë tregtare Shqipëri-Kosovë me sfond miellin e kompanisë “Devolli”, një familje e pasur nga Peja, ka përfshirë edhe gazetarin Baton Haxhiu dhe deputetin Erjon Braçe. Çështja ka të bëjë me miell të cilësisë së dobët, më saktë krunde, që tashmë qeveria shqiptare nuk e lejon më të hyjë në vend. Në këtë pikë, Baton Haxhiu i ka shkruar një letër të hapur Edi Ramës dhe Ilir Metës, lidhur me çështjen e bllokimit që Shqipëria ia ka bërë importit të miellit të Kosovës.

Dossier/1954, një kërkesë e BS-së për të hyrë në NATO

Postuar në 07 Tetor, 2014 11:12

Wilson Center” ka publikuar, në kuadër të Projektit të Historisë Ndërkombëtare, një dokument që ka për autor ish-ministrin e Jashtëm sovjetik, Vjaçesllav Molotov. Ai i është drejtuar Presidiumit të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, më saktë Hrushovit dhe Malenkovit, më 26 mars 1954 dhe përmban, ndër të tjera, propozimin për të kërkuar hyrjen e Bashkimit Sovjetik në NATO.

Berisha “u hap rrugën” fëmijëve drejt politikës, reagon F.Hoxha: Ja cila është PD-ja e re e Bashës

Postuar në 07 Tetor, 2014 10:26

Pasi vetë ish kryeministri Berisha pranoi dje para gazetarëve se tashmë që ai është shkëputur njëherë e mirë nga drejtimi në PD, fëmijët e tij janë të lirë të angazhohen politikisht, filluan reagimet. Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Fatos Hoxha, deklaron me një koment në fb se risia e vetme e Këshillit Kuvendor të PD-së është që Berisha u hapi rrugë fëmijëve dhe dhëndrit për të hyrë në PD. “Produkti i Kuvendit të PD-së po na serviret çdo natë nga analistët “e pavarur” si “Partia e Re” e Bashës dhe njerëzit kuptojnë çdo ditë e më shumë “Partinë e vjetër” të Berishës.

Haxhinasto: Do ndërtojmë trekëndëshin hekurudhor Tiranë-Durrës-Rinas. Lehtësim për pasagjerët

Postuar në 07 Tetor, 2014 09:48

Me rastin e inspektimit të punimeve në Stacionin Hekurudhor të pasagjerëve në Kashar, si dhe terminalin hekurudhor në Portin e Durrësit, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, u shpreh se qeveria është duke realizuar projektin e detajuar të linjës Tiranë-Rinas-Durrës.  Ky trekëndësh sipas Haxhinastos do të ofrojë një shërbim shumë cilësor, jo vetëm për pasagjerët që udhëtojnë midis Tiranës dhe Durrësit, por edhe për udhëtarët të cilët përdorin Aeroportin e Rinasit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme