Haxhinasto: Do ndërtojmë trekëndëshin hekurudhor Tiranë-Durrës-Rinas. Lehtësim për pasagjerët

Postuar në 07 Tetor, 2014 09:48

Me rastin e inspektimit të punimeve në Stacionin Hekurudhor të pasagjerëve në Kashar, si dhe terminalin hekurudhor në Portin e Durrësit, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, u shpreh se qeveria është duke realizuar projektin e detajuar të linjës Tiranë-Rinas-Durrës.  Ky trekëndësh sipas Haxhinastos do të ofrojë një shërbim shumë cilësor, jo vetëm për pasagjerët që udhëtojnë midis Tiranës dhe Durrësit, por edhe për udhëtarët të cilët përdorin Aeroportin e Rinasit.

“Prioritare është lidhja me një shërbim cilësor dhe një shpejtësie shumë më të lartë së aktualja ne segmentin Tiranës-Rinas dhe Durrësit për pasagjerë, pse jo dhe për mallra. Tjetri është rivitalizimi i linjës Durrës-Mali i Zi duke e rritur cilësinë e saj, si dhe realizimi i lidhjes me Maqedoninë”.

a.k

Comments

Submitted by Todri (not verified) on

mire o zoti minister, po sikur te kishe dhe nje stacion treni per Tiranen, apo shkarkoji rruges. Nejse, fillojeni njehere punen psataj prijeni shiritin, ajo eshte vertet gje shume e mire, ishalla nuk ngelet ne leter.

Submitted by Anonim (not verified) on

Sipas nje studimi te fundit, fakulteti me i mire i te gjitha koherave ne Shqiperi , ka dale ai i Gjuheve te huaja. Jo rastesisht ne qeverine rilinadase (por edhe ne te mepareshmen) ka disa ministra qe kane mbaruar ate shkolle. Me pak fjale mund te konsiderohet si Harwardi shqiptar.

Tjeter tipar ehste se keta super intelektuale te dale nga kjo shkolle , drejtojne, bejne programe afatmesme e afat gjata, si dhe qihen profesioniste te arrire ne fusha kryesisht teknike. Te tilla jane energjia, transporti, ndertimi , ekonomia, hidrocentralet, metalurgjia etj

Shembulli tipik eshte ky ministi ne fjale, por edhe te tjere si Dritan Prifti, Arben Ahmetaje etj.

Ne inxhineret e shkrete, po patem fat, mund te na marin ne ndonje Call Center, se per perkthyes te mirefillte nuk na begenisin. Per inxhiniere as qe behet fjale. Vendi ,ka thene gjithologu Veliaj ka nevoje per hidraulike, elektriciste e per kamariere.

Submitted by Albi (not verified) on

Mbaroni rruget njehere se jane akoma pjese te vendit qe nuk kane jane te lidhur me rruge normale pastaj filloni me hekurudhat.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.