Frazat raciste, UEFA dënon me gjashtë muaj përjashtim kreun e federatës italiane Tavecchio

Postuar në 07 Tetor, 2014 14:23

Që nga muaji korrik e këtej, presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Carlos Tavecchio, është përpjekur të sqarojë kontekstin e disa deklaratave raciste dhe t’u “hedhë ujë” zjarreve të protestës ndaj frazave të papërshtatshme. Por organizimi më i Lartë i Futbollit Europian, UEFA e ka pezulluar për 6 muaj Tavecchion, e zgjedhur pas ndryshimeve radikale në majën e  futbollit italian me dështimin në Botërorin e Brazilit. Kështu Presidenti i ri nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në komisionet e UEFA-s dhe në Kongresin që do të zhvillohet në Mars të 2015. Ai u pezullua pas deklaratave raciste ndaj disa futbollistëve me ngjyrë duke i cilësuar si “ngrënës bananesh”, deklarata që gjithsesi nuk ndikuan në votimin për zgjedhjen e tij në krye të federatës italiane. Federata italiane reagoi duke theksuar se synon të mos e zgjasë çështjen për një periudhë të gjatë edhe pse ka mundësinë për të apeluar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.