Berisha “u hap rrugën” fëmijëve drejt politikës, reagon F.Hoxha: Ja cila është PD-ja e re e Bashës

Pasi vetë ish kryeministri Berisha pranoi dje para gazetarëve se tashmë që ai është shkëputur njëherë e mirë nga drejtimi në PD, fëmijët e tij janë të lirë të angazhohen politikisht, filluan reagimet. Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Fatos Hoxha, deklaron me një koment në fb se risia e vetme e Këshillit Kuvendor të PD-së është që Berisha u hapi rrugë fëmijëve dhe dhëndrit për të hyrë në PD. “Produkti i Kuvendit të PD-së po na serviret çdo natë nga analistët “e pavarur” si “Partia e Re” e Bashës dhe njerëzit kuptojnë çdo ditë e më shumë “Partinë e vjetër” të Berishës. Na thonë çdo natë “Këshilli Kombëtar më përfaqësues” në historinë e PD-së dhe gdhihen çdo ditë më të vetmuar se një ditë më parë. Përpiqem të kuptoj: Nëse përkthimi ekzaktësisht në të kundërt i mesazhit të lidershipit nga publiku dhe demokratët, të ketë lidhje me paaftësinë në komunikim të lidershipit dhe analistëve, me famën e keqe që kanë si njerëz jo fort të sinqertë e të besueshëm apo me faktin që sa hapin gojën, prapa tyre shfaqet hija e dhunshme e ish-kryetarit. Sido që të jetë, do besoja se, sikur ish-kryetari të mërzitej nga lista e re e Këshillit Kombëtar, të shfaqej i inatosur e të distancohej prej saj, atëherë njerëzit nuk do kishin nevojë të dëgjonin “analistë” për të kuptuar se po lind një Parti e re. Por lideri e dogji dhe këtë shans . E “vrau” Lulin. Doli dhe tha: Lista më përfaqësuese në historinë e PD-së”.
a.k
Comments
TI FATOS, NE TE SHUMTEN E
<p>TI FATOS, NE TE SHUMTEN E RASTEVE NUK MA KE MBUSHUR MENDJEN, SI EDHE NE KETE RAST. E DI PSE NE KETE RAST? SEPSE KE PATUR SHUME RASTE ME PARE DHE KE HESHTUR... NESE ESHTE JOTJA SHPREHJA QE "BERISHA E VRAU LULIN", DUKE I DHENE PARTINE, PER T'JU HAPUR RRUGEN PJESETAREVE TE FAMILJES, ATEHERE VETEM PER KETE MERITON NJE "BIG LIKE"</p>
Basha duket se po pret i qete
<p>Basha duket se po pret i qete qe njerezit te merziten me qeverisjen e PS-se kurdo qe te ndodhe. Nuk u saknsionua asgje as ne statut per doreheqje ne rast humbjeje keshtuqe besoj se ai do vazhdoj edhe per shume kohe ne ate karrige, duke u mbeshtetur mbi Berishen kuptohet. </p>
Add new comment