Debat për skandalin e Sarandës, kryeredaktori i gazetës “Shekulli”: “Cane ka patur marrëdhënie të mëhershme me viktimën”

Postuar në 07 Tetor, 2014 16:18

Skandali i Agron Canes në Sarandë, personi që u filmua nga “News24” duke kërkuar favore seksuale me një të mitur, përmes së ëmës së vet, është rikthyer sot si temë diskutimi në “Opinion”. Ka patur disa të ftuar, psikologë, deputetja Doda, gazetari Erion Kristo si dhe kryeredaktori i gazetës “Shekulli, Arben Rrozhani. Ky i fundit ka deklaruar se e vërteta e ngjarjes është se ajo është e motivuar politikisht dhe për këtë ka vënë gishtin drejt “News24”, që sipas tij “njoftonte me titra ngjarjen dhe në foto kishte deputetin e Sarandës, Koço Kokëdhima”. Rrozhani ka deklaruar se “në dijeninë e tij, viktima ka patur marrëdhënie të mëhershme me Canen”. Madje ata sipas tij kanë një lidhje të largët gjaku. Po kështu, Cane ka patur edhe një rast tjetër në fund të viteve ’80, sikurse viktima është trajtuar si e tillë, pra me probleme, në një intervistë të para disa kohësh nga një punëdhënës i saj në Sarandë. Madje për Rrozhanin edhe caktimi i kësaj teme në emisionin e sotshëm është pjesë e “asaj loje të pistë, që është realizuar në fillesë nga një gazetar i “RD-së”.  Ndaj kësaj qasjeje të kryeredaktorit të “Shekulli” ka reaguar deputetja Doda, që e ka cilësuar këtë mbrojtje të agresorit si dhe psikologia Denada Toçe që ka theksuar se ndër të tjera, kjo mbrojtje është pjesë e kulturës patriarkale dhe mentalitetit të shoqëirsë shqiptare.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.