FMN: Rritja e ekonomike shqiptare, 2.1%. Por “për faj të eurozonës” ulet parashikimi për ekonominë globale

Postuar në 07 Tetor, 2014 12:48

Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka mbajtur të pandryshuar parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2.1%, që mbetet nën mesataren e Europës në zhvillim, e cila pritet të rritet me 2.7%, më lart se në publikimin e prillit, për shkak të perspektivës positive të Hungarisë e Polonisë. Sipas raportit të publikuar sot, në 2015-n rritja për Shqipërinë pritet të përshpejtohet në 3.3% dhe në 2016-n do të gjallërohet në 4.7% në 2017-n.
Ndërkaq, Fondi ka ulur parashikimin për rritjen ekonomike globale, duke cituar dobësitë e vazhdueshme në eurozonë dhe një ngadalësim në disa ekonomi të mëdha në zhvillim. Për këtë vit rritja globale pritet të jetë 3.1%, ose 0.1 pikë përqindje më pak se në parashikimin e mëparshëm të prillit. Për vitin e ardhshëm, FMN parashikon që rritja të përshpejtohet në 3.8%, nga 4% që ishte parashikimi fillestar. FMN ka ulur pritshmëritë për tre ekonomitë më të mëdha të eurozonës, Gjermani, Francë dhe Itali, për të cilën (Italinë) thotë që po shkon drejt vitit të tretë radhazi të recesionit.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.