Miell apo krunde nga Kosova? Një betejë tregtare, letra e hapur e Baton Haxhiut dhe reagimi i deputetit Braçe

Një betejë tregtare Shqipëri-Kosovë me sfond miellin e kompanisë “Devolli”, një familje e pasur nga Peja, ka përfshirë edhe gazetarin Baton Haxhiu dhe deputetin Erjon Braçe. Çështja ka të bëjë me miell të cilësisë së dobët, më saktë krunde, që tashmë qeveria shqiptare nuk e lejon më të hyjë në vend. Në këtë pikë, Baton Haxhiu i ka shkruar një letër të hapur Edi Ramës dhe Ilir Metës, lidhur me çështjen e bllokimit që Shqipëria ia ka bërë importit të miellit të Kosovës. Gazeta Express e Prishtinës ka shkruar se Haxhiu është preokupuar kaq shumë nga kjo çështje, sepse është punonjës i "Devolli Group", kompani që thuhet se ka blerë televizionin Klan Kosova. Në debatin mes rrjeteve sociale është përfshirë edhe deputeti i PS, Erion Braçe, kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë. Sipas Braçes, ““Ky tipi që shkruan (Batoni) ka hallin e parave të oligarkut që mbron, jo të ushqimit të shëndetshëm të fëmijëve të këtij vendi. Se çfarë vendi jemi ne e flasim herë tjetër, por ne s’mund të jemi vendi ku ky tipi dhe oligarkët e tij bëjnë para duke na shitur atë që s’e shesin tjetër kund”, - shkruan ndër të tjera deputeti.
a.k
Add new comment