Arkiv-Lajme

Lotari me kuponat tatimorë, për të nxitur transparencën dhe përdorimin e kasës fiskale

Postuar në 07 Tetor, 2014 03:37

Është një mënyrë stimulimi i përdorimit të kasës fiskale që përdoret në disa vende

Vendosja e kasave nga bizneset duket se nuk e ka mbyllur problemin e fshehjes së xhirove.

Për këtë arsye, Ministria e Financave ka menduar që të organizojë një lotari për qytetarët që marrin kuponin tatimor. Ata duhet t’i mbledhin të gjitha kuponet e blerjeve dhe gjatë lotarisë, do të kenë mundësinë që të fitojnë para ose dhurata. Mesa duket, kyçi i suksesit të kësaj metode do të jetë rëndësia e dhuratave…

a.k

Përplasja Ruçi-Kokëdhima në mbledhjen e grupit, për mungesat në Kuvend dhe… për tonin e të folurit

Postuar në 07 Tetor, 2014 03:20

U përfol dje se në grupin parlamentar të PS-së kishte ndodhur një “pëplasje” mes deputetit Kokëdhima dhe kreut të grupit Gramoz Ruçi. Sot zbardhet arsyeja dhe detajet nga GSH.

Tekstet e historisë, rasti i Shqipërisë dhe i Greqisë

Postuar në 07 Tetor, 2014 02:13

Pjesë nga diskutimi në “Tonigh Ilva Tare” ku kanë diksutuar historianë dhe përfaqësues të aktorëve politikë të interesuar për rishikimin e teksteve në raport me trajtimin e marrëdhënieve me fqinjët.

Ilva Tare: Është kërkesë e re e vjetër, duhet ta kishim adresuar më parë?

ISIS ngre flamurin në kodrat e Kobanesë. Turqia vendos tanket në kufi dhe kujton amendamentin 5 të NATO-s

Postuar në 06 Tetor, 2014 18:42

Forcat e Shtetit Islamik duket se janë duke përfunduar operacionin ushtarak për marrjen e qytetit Kobane, pranë kufirit turko-sirian. Luftimet kanë provokuar largimin e rreth 160 mijë civilëve, kryesisht kurdë, rezistenca e të cilëve ka qenë e pafuiqshme përballë ofensivës së ISIS, i cili ka përdorur tanke dhe mjete të rënda. Edhe goditjet nga ajri të SHBA-së kanë rezuktuar joefektive dhe i gjithë skenari po ushqen nevojën e një zgjidhjeje përfundimtare me ISIS. Dhe këtë mund ta realizojë vetëm ndërhyrja tokësore, që në një pikëpamje, mund të jetë edhe ajo çfarë xhihadistët kërkojnë.

“Opinion” për Drejtësinë: Lubonja: “Aktet e kryeministrit nuk japin garanci”. Ngjela: “Nuk mund të ecet më me modelin e marrëveshjeve Berisha-Nano”

Postuar në 06 Tetor, 2014 16:24

Drejtësia ka qenë sot temë e debatit në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu. Të ftuar kanë qenë analistë, por edhe njerëz të sistemit, përfshirë nënkryetarin e KLD-së, Elvis Cefa dhe ish-kreu i KQZ-së, Çlirim Gjata. Diskutimi është përqendruar te nevoja emergjente për reformimin e sistemit të drejtësisë, si kusht i BE-së, por ndonëse nuk thuhet ndonjëherë, edhe si domosdoshmëri për vendosjen e një paqeje të vërtetë sociale.

21 Janari do të zbardhet, thotë Rama: Drejtësia mund të vonojë, por nuk do harrojë

Postuar në 06 Tetor, 2014 15:39

I intervistuar nga gazetari Ilir Babaramo në A1 Report, kryeministri Edi Rama garantoi zbardhjen e 21 janarit dhe vendosjen e drejtësisë, duke deklaruar se “dosja e 21 janarit nuk është mbyllur”. “Drejtësia për atë lloj plage mund të vonojë, por kurrë nuk do të harrojë”, theksoi Rama. Pyetja ishte në kuadrein e reformës në drejtësi dhe tryezës së mbajtur sot, për çka Rama sqaroi se do të ndërhyhet edhe në Kushtetutë, ndërsa reforma do të jetë gjithëpërfshirëse. “Pjesë e reformës në drejtësi është edhe ndryshimi i Kushtetutës, dhe për këtë kërkojmë edhe bashkëpunimin e opozitës.

Shënim: Një lajm për Asadin, Kosovën dhe Ushtrinë e Lirë siriane... Vetëm se intervista është e para dy viteve

Postuar në 06 Tetor, 2014 14:42

Lajmin se në Kosovë janë stërvitur anëtarë të opozitës siriane, e ka botuar gazeta online e Prishtinës, Express. Denoncimin e ka bërë presidenti sirian, Bashar Al Asad, në një intervistë për televizionin rus Russia 24. Asad ka thënë se shteti i tij do t'i tregojë botës "mercenarët" që ka kapur Siria. Sipas tij, ndoshta "Siria po e humb luftën në media kundër Perëndimit, por vetëm kaq, sepse luftën e vërtetë po e fiton". Sipas Asadit, opozita siriane është ajo që trafikon mercenarë nga vende të ndryshme. Ai e ka përshkruar Ushtrinë e Lirë Siriane, si një organizatë terroriste.

Shqetësohet Italia, shtetas italianë përdorin Rinasin për t’iu bashkuar xhihadistëve në Siri

Postuar në 06 Tetor, 2014 13:18

Pas arrestimit të një shtetasi maroken në Itali, shteti italian ka dyshime se qytetarët e tij përdorin aeroportin e Rinasit për të lufuar përkrahë shtetit islamik në Siri dhe Irak. Autoritet italiane mësohet se i kanë kërkuar informacione të detajuara palës shqiptare në lidhje me udhëtimet e shtetasve italianë drejt Turqisë, prej nga më pas ata dyshohet se përfundojnë në konfliktin sirian. Sipas Ora News, lajmi konfirmohet nga auoritete shqiptare si prokuroria e përgjithshme dhe policia e shtetit.

Azilkërkuesit shqiptarë mbeten problem për BE-në. Mbi 8300 të tillë në gjashtë muaj

Postuar në 06 Tetor, 2014 12:07

Të dhënat e fundit të Zyrës Europiane të Statistikave, EUROSTAT, i vendosin shqiptarët të dytët në rajon si azilkërkues. Sipas EUROSTAT gjatë tre mujorit të dytë janë 3 915 shqiptarë që kanë kërkuar azil në vendet e unionit duke e çuar në 8 305 numrin e përgjithshëm gjatë 6 muajve të parë të vitit 2014. Edhe pse tendenca është në ulje, azilkërkuesit shqiptarë mbeten një problem për 28 vendet anëtare të Bashkimit Europian.

BB e quan privatizimin CEZ si shkaku që rrënoi energjetikën shqiptare. Por vetë Banka Botërore mbikëqyri procesin privatizues!

Postuar në 06 Tetor, 2014 11:05

Për herë të parë Banka Botërore analizon me hollësi edhe shkaqet që e çuan sistemin energjetik shqiptar në kolaps financiar. Dhe kjo artikulohet në dokumentin që shoqëron kredinë 150 milionë dollarë për sistemin energjetik. Sipas BB, goditja fatale ishte privatizimi i shpërndarjes, dështimi i të cilit praktikisht e çoi në faliment sektorin më të rëndësishëm të ekonomisë së vendit, duke krijuar rreth tij një borxh prej afro 700 milionë dollarësh.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme