Shqetësohet Italia, shtetas italianë përdorin Rinasin për t’iu bashkuar xhihadistëve në Siri

Postuar në 06 Tetor, 2014 13:18

Pas arrestimit të një shtetasi maroken në Itali, shteti italian ka dyshime se qytetarët e tij përdorin aeroportin e Rinasit për të lufuar përkrahë shtetit islamik në Siri dhe Irak. Autoritet italiane mësohet se i kanë kërkuar informacione të detajuara palës shqiptare në lidhje me udhëtimet e shtetasve italianë drejt Turqisë, prej nga më pas ata dyshohet se përfundojnë në konfliktin sirian. Sipas Ora News, lajmi konfirmohet nga auoritete shqiptare si prokuroria e përgjithshme dhe policia e shtetit. Pala italiane kërkon nga ajo shqiptare evidentimin e të gjithë rasteve kur shtetasit italianë udhëtojnë drej Turqisë, duke përdorur Rinasin dhe më pas dokumentimin e kthimit të tyre.

Ndërkaq, autoritet tona kanë dyshime se besimtarë shqiptarë përdorin aeroportet italiane, duke braktisur rrugën tradicionale nga Rinas-Turqi-Siri. Kjo kërkesa vjen pas arrestimeve të kryera në Shqipëri si dhe hetimeve që po kryhen. Falë këtyre hetimeve është bërë një listë me emrat e personave që nuk duhet të dalin nga territori shqiptare dhe kjo listë u është dërguar dhe italianëve.

a.k

Comments

Submitted by Epiroti (not verified) on

<p>C&#39;fare gazetaresh qe ke prane vetes o Muc/ &#39;&#39;shtetasit italiane perdorin Rinasin per te shkuar ne Siri, kurse besimtaret shqiptare perdorin Italine&#39;&#39;.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.