Përplasja Ruçi-Kokëdhima në mbledhjen e grupit, për mungesat në Kuvend dhe… për tonin e të folurit

U përfol dje se në grupin parlamentar të PS-së kishte ndodhur një “pëplasje” mes deputetit Kokëdhima dhe kreut të grupit Gramoz Ruçi. Sot zbardhet arsyeja dhe detajet nga GSH.
Mungesat e deputetëve të PS-së në mbledhjet e komisioneve parlamentare, si edhe nëpër seanca, degjeneruan dje në debat, pasi kreu i grupit ka lajmëruar për të disatën herë deputetët të jenë të pranishëm dhe aktivë nëpër këto mbledhje, për të mos krijuar probleme me funksionimin e Kuvendit dhe kalimin e ligjeve në seanca. Por edhe pse adresimi i problemit është bërë pa emra konkretë, Kokëdhima është ngritur dhe ka kërkuar që ai të flasë me emra. Ruçi i ka komunikuar se ai është një nga deputetët që mungon dhe nuk lajmëron, sipas rregullave të caktuara brenda grupit. Por nuk mbaron këtu. Meqë mungon në punimet e komisioneve, Kokëdhima ka diskutuar në mbledhjen e grupit kundërshtitë e tij, në lidhje me ligjin për Kontrollin e Lartë të Shtetit, miratuar edhe nga Komisioni i Ekonomisë. Ruçi I kujtoi se ishte pak si vonë dhe nuk ishte ky vendi për këto diskutime. “Mos më fol sikur jam nxënës”, i tha Kokëdhima, por përgjigjja e Ruçit ka qenë e menjëhershme: “As ti nuk ke pse të sillesh si mësues”.
a.k
Add new comment