21 Janari do të zbardhet, thotë Rama: Drejtësia mund të vonojë, por nuk do harrojë

Postuar në 06 Tetor, 2014 15:39

I intervistuar nga gazetari Ilir Babaramo në A1 Report, kryeministri Edi Rama garantoi zbardhjen e 21 janarit dhe vendosjen e drejtësisë, duke deklaruar se “dosja e 21 janarit nuk është mbyllur”. “Drejtësia për atë lloj plage mund të vonojë, por kurrë nuk do të harrojë”, theksoi Rama. Pyetja ishte në kuadrein e reformës në drejtësi dhe tryezës së mbajtur sot, për çka Rama sqaroi se do të ndërhyhet edhe në Kushtetutë, ndërsa reforma do të jetë gjithëpërfshirëse. “Pjesë e reformës në drejtësi është edhe ndryshimi i Kushtetutës, dhe për këtë kërkojmë edhe bashkëpunimin e opozitës. Padyshim që duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe konsensuale. Unë preferoj ta lejoj opozitën të bëjë punën e vet. Në duhet të bëjmë punën, dhe të mos ndalojmë së bëri këtë. Unë mund t’ju siguroj se ne kemi një vizion të qartë për reformën në drejtësi, kemi një strategjitë gjithëpërfshirëse”, tha Rama.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.