Shënim: Një lajm për Asadin, Kosovën dhe Ushtrinë e Lirë siriane... Vetëm se intervista është e para dy viteve

Postuar në 06 Tetor, 2014 14:42

Lajmin se në Kosovë janë stërvitur anëtarë të opozitës siriane, e ka botuar gazeta online e Prishtinës, Express. Denoncimin e ka bërë presidenti sirian, Bashar Al Asad, në një intervistë për televizionin rus Russia 24. Asad ka thënë se shteti i tij do t'i tregojë botës "mercenarët" që ka kapur Siria. Sipas tij, ndoshta "Siria po e humb luftën në media kundër Perëndimit, por vetëm kaq, sepse luftën e vërtetë po e fiton". Sipas Asadit, opozita siriane është ajo që trafikon mercenarë nga vende të ndryshme. Ai e ka përshkruar Ushtrinë e Lirë Siriane, si një organizatë terroriste. Asad ka thënë se njerëzit e saj "kanë mësuar taktikat e luftës partizane në Kosovë".

Paskëtaj lajmi është shpërndarë me shpejtësi edhe në sitet e gazetave të Tiranës. Por ka një problem: Intervista e Asadit me këtë përmbajtje, është dhënë në maj të 2012-ës.

 

http://rt.com/news/syria-media-battle-assad-429/

 

 a.k

Comments

Submitted by Ben (not verified) on

<p>Urgjent ndertoni xhamine e madhe me 5 minare ne qender te Tiranes afrikane.</p><p>Kjo xhami e Allaut me siguri do na mbroje nga teroristet islamike. Ajo do jete universiteti i tyne.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.