Azilkërkuesit shqiptarë mbeten problem për BE-në. Mbi 8300 të tillë në gjashtë muaj

Postuar në 06 Tetor, 2014 12:07

Të dhënat e fundit të Zyrës Europiane të Statistikave, EUROSTAT, i vendosin shqiptarët të dytët në rajon si azilkërkues. Sipas EUROSTAT gjatë tre mujorit të dytë janë 3 915 shqiptarë që kanë kërkuar azil në vendet e unionit duke e çuar në 8 305 numrin e përgjithshëm gjatë 6 muajve të parë të vitit 2014. Edhe pse tendenca është në ulje, azilkërkuesit shqiptarë mbeten një problem për 28 vendet anëtare të Bashkimit Europian. Në renditjen për rajonin, vendi ynë renditet pas Serbisë që mbetet në krye të listave për azilkërkuesit 10 585 kërkesa në 6 muaj, ndërsa më të paktë janë azilantët nga Maqedonia, vetëm 4280 dhe 2 460 nga Kosova. Gjermania, Suedia, Franca dhe Italia mbeten destinacionet e preferuara të emigrantëve që kërkojnë azil.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.