BB e quan privatizimin CEZ si shkaku që rrënoi energjetikën shqiptare. Por vetë Banka Botërore mbikëqyri procesin privatizues!

Postuar në 06 Tetor, 2014 11:05

Për herë të parë Banka Botërore analizon me hollësi edhe shkaqet që e çuan sistemin energjetik shqiptar në kolaps financiar. Dhe kjo artikulohet në dokumentin që shoqëron kredinë 150 milionë dollarë për sistemin energjetik. Sipas BB, goditja fatale ishte privatizimi i shpërndarjes, dështimi i të cilit praktikisht e çoi në faliment sektorin më të rëndësishëm të ekonomisë së vendit, duke krijuar rreth tij një borxh prej afro 700 milionë dollarësh. Për këtë banka bën përgjegjëse kompaninë CEZ, që nuk arriti të ulë humbjet dhe të kryejë investimet, por edhe Qeverinë shqiptare, e cila sipas saj nuk rriti në mënyrën dhe kohën e duhur çmimet e energjisë, si dhe ishte një nga shkaktaret e borxhit duke mos paguar faturat e institucioneve. Ishte Qeveria e djathtë e cila jo vetëm që mori vendimin e privatizimit, por edhe administroi gjithë procesin, i cili më vonë do të rezultonte një nga dështimet më të kushtueshme për qytetarët e varfër shqiptarë.

Por, thotë TCH, përtej ish-Qeverisë dhe CEZ-it, ka dhe një tjetër përgjegjës për këtë dështim, i cili ngarkon mbi qytetarët kosto deri në 1 miliardë dollarë. Dhe ajo është vetë Banka Botërore, e cila ka qenë konsulentja ekskluzive e Qeverisë në gjithë këtë proces dhe ishte ajo që këshilloi termat dhe kushtet e kontratës së shitjes. Madje duke përfituar për këtë edhe një pagesë mbi 3 milionë euro “si tarifë suksesi”.

a.k

Comments

Submitted by Lira (not verified) on

<p>Banka Boterore kete ben. Shtyn per privatizimet e gjithckaje qe eshte shteterore per fitimet e saja. &nbsp;Ne fund te fundit BB eshte mbeshtetese e forte e ideve neoiberale. &nbsp;Ne Shqiperi privatizohen ndermarrjet pa marre parasysh se privatizimi krijon monopole dhe monopolet sjellin vetem ngritje cmimi per konsumatoret. Mgjt. nuk na e ka fajin BB-ja. &nbsp;Ajo ka axhenden dhe strategjine e vet dhe ate zbaton. &nbsp;Ne duhet te mbajme pergjegjes ata politikane qe e lejuan BB-n te hedhe valle si deshi&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.