Pretenca e prokurorisë, kryebashkiaku i Vlorës Gjika të dënohet me 4 vite burg

Postuar në 07 Tetor, 2014 07:07

Nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve, Prokuroria kërkoi dënimin me 4 vite burg për kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika. Prokurori i çështjes kërkoi gjithashtu që Shpëtim Gjikës t’i hiqet për 3 vjet e drejta për të kryer funksione publike. Kryebashkiaku i Vlorës nuk ishte i pranishëm në séance e sotme gjyqësore. Në shkurt 2013, Prokuroria e Vlorës akuzoi Shpëtim Gjikën se në cilësinë e kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, në bashkëpunim më të pandehurën Eleni Dardhaj, në cilësinë e punonjëses në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Vlorë, kanë falsifikuar përmbajtjen e dy procesverbaleve të mbledhjes së KRRT-së së Bashkisë Vlorë.

a.k 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.